Home | Opinion | “Antishqiptarët” në opozitë

“Antishqiptarët” në opozitë

image
 Të paskan lënë mëntë, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! - Çajupi 

    

 

Nga Pirro Prifti

 

 

Është një rast i veçantë në Komedinë e Andon Zoko Çajupit kur ai kritikon, shan e mallkon disa drejtues shqiptarë të asaj kohe, të cilët tradhtojnë vendi e tyre, e shajnë vendin e tyre, me qëllim që të përfitojnë pak pushtet dhe pasuri. Çajupi i madh i thotë këtij bejleri (Lumo Skëndo -ose Mit`hat Bej Frashëri, më vonë bashkëpunoi me gjermanët nazistë dhe u arratis si kryetar i BK):

 

`` - T'u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka more beu ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qënke turk, more beu ynë! Qënke xhonturk, more beu ynë! Ndë Klub të Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s'fole një fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s'keshe se ç'të thoshe? Apo t'erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s'tu tha

gjuha ndë gojë?...

 

Mos na thuani tjetër herë se ini shqipëtarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se u kemi kupëtuar se ç'ini ndë zemër tuaj! Ju punoni për Turqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbesojmë për shqipëtarë? Dilni nga buk' e turkut, hani bukën me djersë si neve e jo duke rrjepur, duke vjedhur. Hiqni dorë nga fanatizma e turqëve, mirrni qytetërimin t'Evropit, që ndriçon botën, zbukuron mendjen, zbut zakonet. Nukë them ndëroni besën jo!``

 

Shpresuam që pas kësaj komedie që quhet `Klubi i Selanikut` të vitit 1908, Shqipëria të mos kishte më Antishqiptarë, por nuk po ndodh kështu sepse është e padëgjuar në asnjë vend të botës perëndimore, madje dhe as atë të botës së tretë, të ekspozohet një fenomen i tillë në politikë dhe më e keqja- në krye të një opozite politike të ndonjë vendi si Shqipëria, të cilët të mund të vjellin dhe të vazhdojnë të ndotin të gjithë vendin e tyre, popullin e tyre, rininë e këtij vendi, në çdo fjalë të tyre, qoftë në fjalimet e tyre, qoftë në parlament.

 

Një nga frazat më të parapëlqyera të kryetarëve të kësaj opozite politike por nga më të ultat dhe nga frazat më antishqiptare më të cilat sigurisht u shkaktojnë një kënaqësi mazokiste këtyre bidatëve që drejtojnë opozitën: `Shqipëria nuk do të hyjë në BE madje as në qershor`, e sidomos kur e shprehin me fjalë ofenduese për këdo, qoftë në mazhorancë, qoftë dhe për ata që nuk janë pjesë e mazhorancës, por që kërkojnë një vend të stabilizuar -të irriton dhe të bën të mendosh: - Si ka mundësi që një individë të tillë të drejtojnë një opozitë të zgjedhur nga populli, një opozitë politike pa asnjë program, e cila nesër mund të fitojë zgjedhjet dhe do të drejtojë Shqipërinë?

 

A është e mundur që për hir të marrjes së pushtetit të përdoret çdo lloj mënyre qoftë e dhe ajo që nuk lejohet- sharja dhe nxirja e atdheut tënd?

 

Me sa duket në Shqipëri lejohet që jo vetëm spiunët, servilët, dallkaukët, dhe kopukët, hajdutët, kriminelët, tutorët, LGBTI-të, dhe gjithfarë plehrash që ka vend ynë, mund ta shajnë vendin e tyre kur frikësohen se mund t`ju vijë koha të dalin e të japin llogari përpara ligjeve të shtetit, por kur përpara popullit e në media dalin individë të veshur me pushtet, me pushtetin e të qënurit në Opozitë Politike, dhe fillojnë e shajnë me soj e sorollop vendin e tyre, atdheun e tyre, ndotin dhe mbushin me vrer jetën e këtij vendi ku edhe kanë lindur, e kanë varret e prindërve të tyre, por më malinja është se kur shkojnë e dalin jashtë shtetit - shajnë para BE-së vendin e tyre- kjo është e padëgjuar. Jo në pak raste parlamentarët europiano perëndimorë janë shokuar nga sjellje të tilla të padëgjuara nga ana e deputetëve shqiptarë.

 

Askush nga politikanët e vendeve fqinjë, askush nga ndonjë vend i Europës Perëndimore e qendrore, askush as nga vendet e lindjes dhe vendet e botës së tretë nuk shan vendin e vet sidomos para organizatave të huaja sepse nuk e lë të bëjë këtë veprim diçka sublime, diçka dinjitoze, diçka humane, diçka nga kujtimet- dhe kjo diçka e veçantë është respekti dhe dashuria për vendin tënd, për Atdheun.

 

Është e vërtetë që politika për të marrë pushtetin përdor gjithmonë frazën makiavelike: `Qëllimi justifikon mjetin`: por mjetet e justifikuara nuk përfshijnë denigrimin e vendit tënd, por mjete të tjera. Vetëm një entitet që egziston në Bibël dhe Kuran mund të fërkojë barkun nga kënaqësia, me duart e tij të ndyra –Satanai, i cili ndoshta qenka pjesë e Opozitës shqiptare. Kësaj gjëje duhet t’i frikësohet populli dhe t’i rrijë larg.

 

Historia e Shqipërisë tonë të vogël e të ndarë padrejtësisht është e mbushur me tradhtarë të tillë të cilët jo vetëm kanë luftuar vendin e tyre me tërbim por dhe kanë lënë kockat për ta ç`bërë këtë vend, që nga Ballaban Pashë Badera i cili për grada, mori poste të mëdha nga Sulltani por që u vra nga Heroi Krutan Gjergj Aleksi, Hamza Kastrioti- i cili për shkak se mendoi që nuk do të merrte pushtetin, e tradhtoi Heroin Kombëtar, tek Esat Pashë Toptani që shiti Janinën tek grekët dhe Shkodrën tek Malazezët, tek Ahmet Zogolli, që braktisi vendin e tij duke bërë dhe një veprim të ulët - atë të hajdutit - kur iku nga Shqipëria pak orë para se Italia fashiste të pushtonte atdheun, tek Mustafa Merlika, rracisti i cili bashkëpunoi me gjermanët nazistë madje dhe shau dhe ofendoi në mënyrë të padëgjuar një pjesë të popullit shqiptar duke i quajtur jevgj e kaurrë të poshtër, Mit`hat bej Frashëri i cili që në kohën e Çajupit u mor me mbajtjen e Shqipërisë brenda Perandorisë së hallakatur turke e deri tek bashkëpunimi me pushtuesit; e pa u zgjatur shumë, edhe tek plot politikanë amoralë dhe imorale të PPSH dhe të periudhës së Demokracisë së sotme të brishtë, e pa etikë humane, që ndotin me fjalimet e tyre popullin shqiptar, atdheun e tyre si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit.

 

Në një farë mënyre kjo tregon për fat të keq se sa problematike është kur në krye të partive politike emërohen dhe zgjidhen njerëz pa vlera dhe rondokopë e dallaveraxhinj, kjo tregon se në Shqipëri është prishur kasta e Profesionistëve dhe e meritokratëve, kjo tregon se në Shqipëri, vazhdojnë të drejtojnë militantë e njerëz me anti-vlera, kjo tregon se në Shqipëri, hipokrizia dhe abuzivizmi janë pjesë e drejtimit të shtetit në të Tre pushtetet madje, më e rrezikshmja është se edhe në të ashtuquajturin Pushtet i Katërt ose mediat tv, e të shkruara e radiofonike, kanë ndikuar me anë të parave që këto Media, të pasqyrojnë dhe të ndotin mendjet e shqiptarëve me shpifje, antivlera dhe dëshira për të destabilizuar vendin, - pra, janë të blera nga politikanë të caktuar, sepse në Shqipëri lufta e ashpër politike vjen jo vetëm për pasojë të dëshirës së marrjes së pushtetit kryesisht për të zhvatur se sa për të ndërtuar, por edhe se një pjesë e Politikanëve mund të jenë të blerë nga shërbimet e huaja ose/dhe lobe ekstremiste fqinje, që u intereson një Shqipëri e dobët ekonomikisht, e përçarë, dhe e destabilizuar, me qëllim që ta gllabërojnë apo ta mos e kenë më armik të fuqishëm.

 

Përpjekjet e qeverisjes së sotme për ta stabilizuar Ekonominë dhe për ta integruar në BE janë pjesërisht të suksesshme sepse janë pikërisht këta antishqiptarë të opozitës (të cilët i frikësohen Vettingut dhe reformave për shkak se do të japin llogari) të cilët kanë ngritur një stuhi mediatike kundër qeverisë, por më e keqja është se këta pafillo po shajnë Atdheun e tyre dhe kjo është e papranueshme.

 

Ata që lexojnë e kanë parë se si Drakula i Vallahisë bëri pakt me djallin për të shpëtuar vendin nga osmanët- në këmbim të shpirtit të tij por përfundoi shumë keq. Po kështu dhe në Shqipëri po ndodh ky fenomen që pas pavarësisë e deri në ditët e sotme përsëri një pjesë e drejtuesve politikanë për të mbajtur pushtetin, pasurinë e ofiqet, kanë shitur shpirtin tek satanai. Shpresojmë që pakti me satanain që kanë bërë, pra të shpëtojnë veten e pasurinë në këmbim të shitjes së Shpirtit – të mos ketë rezultat. Realiteti i sotëm tregon një ecuri pozitive në ekonomi dhe në zbatimin e ligjit, por këto dy ecuri pozitive- i frikësojnë `antishqiptarët`. Shpresojmë që këta antishqiptarë të pendohen thellë për këtë krim që po bëjnë ndaj vendit të tyre.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0