Home | Opinion | Një Brexit i stilit grek?

Një Brexit i stilit grek?

image
BE-ja ka përballuar Brexit-in me një kombinim parimesh, burokracie ...

 

George Papaconstantinou

 

Ndërsa treni i Brexit-it vazhdon para rrugën pa një drejtim të qartë, është e dobishme të kthejmë kokën pas te një tjetër episod dramatik në politikën e Bashkimit Evropian për udhëzime të mundshme: Grexit që nuk ndodhi kurrë. Edhe pse pothuajse të gjithë të gjatë krizës së euros midis viteve 2010 dhe 2015 ishin të bindur se Greqia do të duhej të largohej nga eurozona, në mos edhe nga BE-ja, vendi vazhdon të mbetet një anëtar i të dyja këtyre.

 

 

Mesa duket, nuk ka shumë për të krahasuar. Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, Greqia është një nga ekonomitë më të vogla të BE-së, e njohur për institucionet dhe ekonominë e saj të dobët dhe një marrëse neto e fondeve të BE-së. Greqia po kërcënohej me dëbimin nga eurozona (edhe pse nuk ka rrugë ligjore), ndërsa Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet vetë nga BE-ja. E megjithatë saga Grexit ofron mësime të rëndësishme për fazën përfundimtare të negociatave të Brexit-it.

 

Perspektiva e Grexit-it – e cila ishte në tryezë pas shpërthimit të krizës në vitin 2010 – u dobësua pasi një shumicë ndërpartiake në parlamentin grek mbështeti paketën e dytë të ndihmës së Greqisë në vitin 2012 dhe ristrukturimin lidhur me borxhin. Kërcënimi u ul edhe më tej pasi Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha atë verë se BQE-ja ishte gati të bënte “gjithçka që ishte e nevojshme” për të ruajtur euron.

 

Rreziku i Grexit u kthye me një hakmarrje në vitin 2015, kur një qeveri e sapo zgjedhur greke luajti “lojën e pulës”, duke i çuar negociatat deri në pikën e fundit. Ishte rasti i një motoçiklete kundër një kamioni gjerman. Kur BE-ja refuzoi të lëvizte, Greqia u desh t’i nënshtrohej një eksperience pranë vdekjes para se të merrte kthesën. Një javë pas një referendumi në Greqi, në të cilin një shumicë prej 61 p;r qind votuan kundër një marrëveshje, parlamenti grek shpërfilli rezultatin dhe votoi për një paketë të tretë shpëtimi, duke shmangur kolapsin dhe duke i dhënë fund Grexit-it.

 

Ka një numër mësimesh të dobishme këtu në kontekstin e Brexit-it. E para është se fuqia negociuese nuk është kurrë me vendin individual. Kjo do të thotë se BE-së nuk mund t’i bëhet shantazh dhe as nuk mund të ndahet duke ndërtuar aleanca të volitshme, sidomos nga një vend që po largohet nga klubi. Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk mund të apelojë mbi krerët e “burokratëve” ndaj politikanëve, sepse asnjë negociatë politike nuk mund të shpërfillë problemet teknike apo ligjore.

 

Ashtu si Greqia, Britania e Madhe nuk e kuptonte dinamikën politike dhe institucionale të BE-së. Kjo çoi në një strategji të negociuar me të meta. Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu i mungonte një strategji afatgjatë të qartë. Nuk mjafton të duash të largohesh nga BE-ja. Duhet edhe të planifikosh mënyrën si do ta bësh dhe çfarë ndodh një ditë pas kësaj.

 

Ashtu si me Grexit-in, koha ka qenë në favor të BE-së. Deri në vitin 2015, BE-ja ishte e përgatitur më mirë për të menaxhuar një Grexit të mundshëm; po ashtu është edhe sot me Brexit-in. Frika fillestare pas rezultatit të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2016 i dha mundësi shfaqjes së një fronti koheziv të BE-së, pa dyshim të ndihmuar nga konsiderata më të gjera gjeopolitike kundrejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në vend që të favorizonte forcat centrifugale, debati i Brexit rriti besimin në BE dhe në euro.

 

 

Duke vepruar siç pritej, BE-ja ka përballuar Brexit-in me një kombinim parimesh, burokracie dhe respektimi të rregullave. Për më tepër, vendimmarrja e brendshme e Britanisë së Madhe në lidhje me Brexit-in përforcoi prirjen e BE-së për të treguar kujdes dhe mungesë të perspektivës strategjike, ashtu siç bëri gjatë krizës së eurozonës.

 

Ndërsa i afrohemi fazës së fundit të Brexit, disa vlerësime e shtjellojnë çështjen në anën e BE-së. Këto përfshijnë një ndërgjegjësim se nuk ka një shumicë të qartë të Parlamentit për çdo opsion të Brexit-it; një bindje se kryeministrja britanike Theresa May nuk ka mbështetje për një kompromis real; një dyshim se mbështetësit e Brexit po harxhojnë kohën deri në datën 29 mars 2019, afati i fundit që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja; dhe dyshimi në rritje për mençurinë e një referendumi të dytë, i njohur gjerësisht si “Votimi i Popullit”. Ndjenja që dominon qëndrimin e bashkuar të B-së për Brexit-in tani është ajo që ishte edhe në rastin e Greqisë: “mjaft me kaq”.

 

E gjithë kjo sugjeron se, ndryshe nga pritshmëritë në kampin pro-Brexit, BE-ja nuk do të mbyllë sytë. Ajo do të bëjë lëshime kozmetike për një përpjekje të fundit për të fituar shumicën e Parlamentit, por jo më shumë se aq. Në vend të kësaj, ajo do të përqendrohet në unitetin e vet dhe do të përgatitet për të gjitha mundësitë e mundshme. BE do të bjerë dakord për çdo zgjatje të afatit të 29 marsit që rë mos e fajësojnë për daljen e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk do të ketë negociata të minutës së fundit, negociata 17-orëshe siç pati me Greqinë në vitin 2015.

 

Ne tani e dimë që plani i Brexit-it i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar konsiston në bashkimin e dy gjërave të ndryshme. Por a ka BE-ja ndonjë plan? Vetëm dy rezultate duhet të jenë të pranueshme për të: një marrëveshje doganore me Mbretërinë e Bashkuar, ose një Votim i Popullit që në mënyrë bindëse shfuqizon rezultatin e referendumit 2016. Pavarësisht mbështetjes në rritje në kryeqytetet evropiane për këtë të fundit, ajo është alternativa e preferuar afatgjatë e BE-së. Edhe pse Britania e Madhe mund të vetëshkatërrohet në një referendum të dytë, BE-ja duhet ta ndihmojë vendin në çdo mënyrë të mundshme që të rishqyrtojë një vendim të gabuar që u bazua në gënjeshtra.

 

Sigurisht që BE-ja nuk mund ta bëjë haptazi këtë. Për fat të keq, ajo tani duhet t’i qëndrojë vetëm parimeve që ka parashtruar dhe ta lërë kohën të bëjë punën e saj. BE-ja duhet t’i rezistojë tundimit për ta nxitur Mbretërinë e Bashkuar drejt një “marrëveshje të arsyeshme” që përmban një marrëveshje doganore. Kjo mund të tingëllojë cinike, por mbajtja e Britanisë së Madhe në BE është në interesin më të mirë të të dyja palëve. “Asnjë marrëveshje” nga ana e BE-së ishte ajo që parandaloi largimin e Greqisë në vitin 2015. /Project Syndicate/BIRN/

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0