Home | Opinion | Ndalim integrimi, ndalim funksionimi SPAK-BKH dhe paratë, kauza e mandateve!

Ndalim integrimi, ndalim funksionimi SPAK-BKH dhe paratë, kauza e mandateve!

image
Qeverisjet janë pasurim, janë banka të grabitura...

  

 

Nga Besi Bekteshi

 

Fermenti politik në Shqipëri i shpikur dhe realizuar si gjithmonë nga super regjisori Sali Berisha dhe aktruar nga të gjithë të humburit politikë si Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, ish Presidenti i Partisë Demokratike Bujar Nishani, filozofi folklorik tirons i vjetër Dashamir Shehi, filozofi demokristian Nard Ndoka, "shqiptari i kulluar" Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi etj., etj., është në zhvillim.

 

Sakrificë sublime thonë për mandatet! Janë "katastrofikisht me popullin" të tillë monstra pushteti prej tre dekadash në Shqipëri! Në të vërtetë, as që ju plas fare për popullin dhe e duan vetëm si "mish për top"! Kanë qartësisht tre halle të mëdha që janë mos integrimi, mos funksionimi SPAK dhe BKH dhe paratë! Tanimë e kanë me Ramën në dukje! E çojnë shënjestrën e sulmit të tyre te Rama! Realisht ky i fundit nuk ju ka bërë asgjë! Nuk ka qenë as i zoti dhe as në dëshirë t’ju bëjë drejtësi, të ndreqë realisht dhe të mos i përsërisë fajet e tyre edhe pse kur erdhi në pushtet kishte premtuar një drejtësi së paku elektorale, për të tillë individë të cilët kanë akuzuar krime sot duke qenë në krye të tyre (krimeve) për periudhën e tyre! Por ata medemek i kanë me Ramën! Kur ky i fundit vetëm i ka zëvendësuar në pushtet, po as i ka gërvishtur fare! Por ata e dinë se Rama e ka prishur me një pjesë të madhe të intelektualëve! Me arrogancën e tij prej showman-i me kokën mbi re, që nuk ka lidhje me politikanin modern dhe shtetarin e përgjegjshëm, Rama ka fyer pjesën më të madhe të komunitetit të artistëve, në saj dhe të një shoqeje-mike krejtësisht mediokër, anti kulturë, fjalamane e rëndomtë dhe anti trashëgimi si Mirela Kumbaro! Ka fyer një pjesë të madhe të biznesit të vogël dhe të mesëm, me anën e një super ministri finance dhe ekonomie si Arben Ahmetaj, ka fyer një pjesë të madhe të arsimtarëve dhe universiteteve nga një ministre pak e indikuar si reformë se sa më tepër të "petinuar", si Lindita Nikolla, ka fyer shëndetësinë me akoma cilësitë drejtorësh dhe ministrash që kishte dikur edhe trashëgimia Berisha, ka fyer një pjesë të madhe të së majtës shqiptare me anën e "njerëzve no name no face" të Rilindjes, duke përjashtuar, degraduar dhe larguar njerëz me rekorde politike dhe pune, sepse kështu me anën e mungesës së tyre ndërtohet perandoria personale e Rilindjes së Ramës!?

Pastaj vijnë tenderat, PPP dhe skandalet e tjera të cilat kanë filluar që me ndarjen e Shqipërisë në pashallëk të veriut dhe të jugut, me nga një gjenerali sipër të cilët shkatërruan gjithçka për hesap të pasurive dhe sundimit të tyre injorant dhe korrupto-kriminal! Shkatërroi kohekzistencën e statutit të partisë, demokracisë së brendshme dhe lidershipit të edukuar dhe mësuar nën "mrekullinë e doktoraturës" së Rumani - Librazhdit të Taulant Ballës! E këto janë pakënaqësi të mëdha që opozita i do të vetat si numra elektoralë sot! Kurse "armata demobolshevike" e Berishës dhe Bashës me kompani, e dinë se nuk është Rama që i pengon, por modeli i kohës që po vjen, që radikalizohen dhe janë në përgatitje për ti vënë edhe njëherë zjarrin Shqipërisë! Po paralajmërojnë zjarrin me arsyen se duan të largojnë Ramën! Po a është e vërtetë kjo? Po - është e vërtetë, që duan t’ja vendosin zjarrin, por nuk është e vërtetë se këtë zjarr po e ndezin për Ramën! Jo dhe pse ai ka 21 vite në majën e pushtetit! Ai është emblematik për to, në saj të arrogancës së lindur karakteriale dhe përkëdhelur e llastuar si në kohë diktature dhe më vonë në "demeko demokraci" që kur Nano e thirri në skenën politike në pushtet!

 

Por mandatet e sotme po digjen për tre arsyet që thashë më lart! E para është mos lejimi i integrimit! Kështu kanë bërë të gjitha forcat politike në Shqipëri! Për pushtetin e tyre kanë sabotuar aspiratën e shqiptarëve! Edhe PD e të tjerët poshtë saj, këtë gjë e përdorin si një "gëzim, si një aspekt kulminant sulmi ndaj atij në mazhorancë"! Të tillë monstra gëzohen dhe nuk e duan realisht integrimin! Nuk duan të fillojnë marrëdhëniet e ngushta me BE-në dhe raportin partner i tyre, sepse sigurisht nuk ju leverdis, nuk bëjnë dot dy hapa pa kontrollin e tyre i cili nuk i lejon as të vjedhin sikundër janë mësuar dhe as të përdorin ligjin dhe popullin si në oborr dhe pronë të tyre! Pra duan të deklarojnë se me Ramën nuk integrohemi, kur në fakt e kanë gëzim, orgazëm politike të tyre, kënaqësi të pa fundme politike! Kujt i bëjnë keq? Vetëm shqiptarëve! Sepse Ramës as që i mungon gjë! E dyta, është mos lejimi i SPAK dhe BKH! Ju ka ardhur fundi shumë syresh si brenda opozitës në lidership dhe po ashtu dhe mazhorancës në lidership dhe poshtë tij! Por lidershipi i PD-së së sotme është brenda dosjeve të tyre, po ashtu te LSI dhe po ashtu në çdo parti, bie fjala edhe ajo personale e qytetarit Fatmir Mediu! Nuk penguan dot lindjen, por nuk duan funksionimin dhe pikërisht duan kaosin, marrëveshjet mbas pikërisht kaosit që SPAK dhe BKH mos të funksionojnë nën detyrim ligjor të tyre, por në bazë të marrëveshjeve kriminale politike, që gjithmonë kanë bërë në kurriz të shoqërisë shqiptare mbasi e kanë futur në luftë kjo dorë maskarenjsh djathtas dhe majtas! Po po, si në 1997-tën e këtej!

 

Kurse e treta janë paratë! Po lejnë (djegin mandate) rrogat e deputetëve jo për sakrificë, por sepse duan pjesëmarrjen në qeverisje, sepse kështu është prej tridhjetë vitesh në Shqipëri! Qeverisjet janë pasurim, janë banka të grabitura, por që nuk kanë hajdutë në dyert e burgut, janë grabitje masive dhe pangopshmëri e klasës politike! Janë paratë e shqiptarëve që duke qenë në parti, në pushtet, në kuvend dhe në administratë mund të vjedhësh në moment pushtetit! Ne poshtë merremi me politikë të shkretët, kurse ata lart vetëm me - biznes! Opozitës i janë mbaruar fitimet nga politike e qelbur! Ju mbaruan rezervat dhe po hanë dhjamin e stërmadh të tyre! Por as dhjamin e vendosur nuk duan ta "shpërdorojnë" dhe kërkojnë sa më shpejt pushtet! Një pjesë e multi milionerëve dhe miliarderëve i shërbejnë Ramës dhe sigurisht kjo është një arrogancë tjetër e tija, duke mos ju lejuar "copën" dhe grabitësve politikë të opozitës te biznesi i madh! Joshjet dhe "liri shtrëngesat" e Ramës për biznesin e madh, kanë lënë një pjesë të madhe të lidershipit demokratik me gisht në gojë! Sot nuk ka nge shumë një milioner ti jap (dorovisë) si pushtetit dhe opozitës para njëkohësisht, sepse janë shtrënguar kaq shumë punët sa që edhe sot bëhen "arrogant" dhe nuk paguajnë opozitën! Hahaha po po kështu është!

 

Çfarë duan pra? Duan që "krimineli" Rama të ulet me këto (medemek jo kriminelët) dhe të ndajnë këto tre gjëra! Jo vetëm një që thotë filozofi i Rilindjes PPP-ste Balla nga Librazhdi, por tre elementëve të qartë që janë "mos integrimi, mos funksionimi SPAK BKH dhe sidomos ndarja e pushtetit për të vjedhur sëbashku, çdo gjë që ju del përpara! "Mos integrimin" që të jenë të lirë të sundojnë duke grabitur shoqërinë shqiptare dhe duke shpërdoruar ligjin, lirinë dhe demokracinë pa institucionet e BE-së thellë te ne! Mos funksionin SPAK dhe BKH, për të mos dhënë llogari përpara ligjit për krimet dhe hajdutëritë pa fund të tyre si opozitë dhe pozitë dhe krijuar elementë ligjor politikë për tu mbrojtur bashkarisht! Paratë ju duhen gjithmonë dhe janë të pa ngopur si gjithmonë! Me to blejnë gjithçka dhe mbajnë pushtetin e tyre kriminal në çdo qelizë partie, pushteti të kaluar dhe të sotëm në Shqipëri! Në fakt, shoqëria dhe populli ka dalë jashtë loje! As i pyet kush e për më tepër i përdorin për keq! Një marrëveshje e tillë e programuar dhe detyruar (mbi bazën e këtyre tre qëllimeve) do të ishte kriminale! A do ta lejojnë të huajt këtë ç'moralizim! Nuk e di, por mbase kemi fat dhe interesi i tyre (të huajve) nuk është i lidhur me klasën politike kriminale të Shqipërisë, por me shoqërinë e vonuar në qytetërim të shqiptarëve! Mbase them! Por e kam me shumë dyshim! 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0