Idhujt e vdekur dhe vampirët e gjallë
Tani bëhen protesta e sherre që të mbrohen interesat e oligarkëve dhe të kriminelëve që e kanë vendin në litar.
Shenasi Rama
Paradoksi i protestave të kohës të kohës sonë: Idhujt e vdekur dhe vampirët e gjallë
Sot është përvjetori i ditës së rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës, nje nga momentet më delikate të historisë së vonshme shqiptare. Tashmë ka ardhur koha që gjërat ti vëmë në kontekstin e duhur dhe ti gjykojmë me qetësi. Aq më shumë që paradoksi më i madh i kohës sonë është që në krye të shoqërisë dhe të shtetit janë vampirët e gjallë që zunë vendin e idhullit të vdekur. Dhe më e neveritshmja është se këta krijesa të llumit të kohës sonë janë në krye të shtetit-sekt dhe të partive të mbushura me militantë dhe me zorraxhinj. Ajo që të bën më shumë përshtypje nuk është thjesht mosreagimi i duhur i njerezve. Nuk është as niveli më i ulët kriminal ku kanë mbrritur këta. Nuk është as dështimi i përplotë dhe humbja e shanseve historike. Ajo që të bën përshtypje është se në krye të sherrit të tyre meskin që të mos shkojnë burgjeve e të humbin pronat janë vampirët e gjallë, krijesat e sekteve të errta, të trusteve të krimit dhe të organizatave kriminale e mafioze. Ajo që të bën përshtypje është se njerëzit e dinë se kush janë këta, e prapë i ndjekin me fanatizëm. dikur perpjekja ishte me heqe nje mit. sot, lufta behet me shembe nje kepurdhe, nje bunker, e me thye xhama. Ka shumë për të thënë por le ti vëmë gjërat në kontekstin e duhur.
Rasti i Grevës së urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, dhe protestat popullore, në të cilat sindikatat luajtën një rol kryesor, shpesh nuk është kuptuar si duhet. Pavarësisht se si e kanë interpretuar, qëllimi i rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës dhe i heqjes së emrit të universitetit ishin një veprim, shumë më shumë se simbolik. Në fakt ishte një shkëputje nga kulti themeltar i sistemit të vjetër të partisë-shtet. Mirëpo duke rrëzuar një symbol aq të fuqishëm dhe me legjitimitet si Enver Hoxha nuk po ndaheshim me të vjetrën aq sa po iu krijohej mundësia të gjithëve që të ishim bashkë ne të renë, në sistemin që po na imponohej me forcë. Pra, heqja e statujës së Enver Hoxhës kreu funksionin e rëndësishëm të ndarjes së njerëzve nga mendësia e partisë-shtet në qendër të së cilës ishte kulti i Enver Hoxhës. Nga ai moment, partia ishte tjetër dhe shteti ishte dicka tjetër. Pra, ndarja e partisë nga shteti u kristalizua pa gjak, anipse me shumë dhimbje. Si pasojë, zyrtarët, oficerët, kuadrot, intelektualët, e cdo familje e lidhur me sistemin tani do të ishte e lidhur me shtetin më së pari. Askush më mirë se Ramiz Alia, Xhelil Gjoni dhe të tjerët në krye të shtetit nuk e kuptonin se Perëndimi nuk kishte c’ti bënte Leninit në Rusi, po Enver Hoxhën nuk e duronte dot në mes të Tiranës. Pavarësisht influencave të ndryshme, vendimi i tyre ishte që të mos hiqej edhe pse dihej mirë që shteti dhe partia nuk mund të ishin një si më parë. Mirëpo dolën disa individë e forca që e bënë të pashmangshme heqjen e Enver Hoxhës dhe si katalistë politikë cuan në ndarjen e shtetit nga partia. Partia do të vazhdonte si sekt, statuja ishte thjesht një statujë dhe me kohë Enver Hoxha do të ridimensionohej, ashtu si edhe është normale në cdo kohë e vend me udhëheqës që në një moment bëhen problematikë.
Tani kemi rastin e sherrit midis palëve të parisë. e gjithe protesta shkoi per te shembur nje kepurdhe!! heren tjeter ishte per te djegur nje bunker. neser, do te shembin ndonje park tek Liqeni. e pra, Lufta e ketyre sot nuk është për të mirën e shqiptarëve. Këta që protestojnë nuk protestojnë kundër parisë sepse në krye kanë pjestarët e sekteve dhe të organizatave kriminale. Nuk protestojnë kundër koncesioneve, sepse në krye kanë ata që kanë përfituar nga koncesionet. Nuk protestojnë kundër oligarkisë sepse në krye kanë oligarkët. Më e bukura është se si në krye të protestave ashtu edhe në krye të kundërprotestave janë e njëjta dorë, të njëjtat struktura okulte e mafioze, njerëz të lidhur me njëmijë fije që shahen ditën dhe natën ngatërrojnë edhe këmbët bashkë. Këta janë vampirët e gjallë që kanë thither cdo lek, kanë shtrydhur cdo mundësi, kanë gërryer cdo vrimë, kanë mbledhur cdo thërrime dhe ia kanë thither edhe kockat shtetit shqiptar.
Si këta të qeverisë, ashtu edhe këta të opozitës kanë qënë e janë bashkë në këtë sipërmarrje vampirësh politikë, dhe hallin e kanë se kush do të hajë e sa mund të hajë. Luftën e kanë sepse Kryeministri, shumë i varfër dhe i mjerë sa jeton më kursimet e gruas e ka marrë të gjithë tepsinë për vete e pak edhe për firmat nga Singapori në Hong Kong. Pra, këta bëjnë sherr, grinden e protestojnë për kocka që duan t’ia hanë shtetit oligarkët e tyre. Cfarë fitimi kanë shqiptarët nga këto protesta? Asnjë gjë. E megjithatë, cmenduria kombëtare është e tillë që shqiptarët dalin e protestojnë për privilegjet e oligarkëve, të vampirëve që u kanë vjedhur paratë, jetën shpresën, të ardhmen dhe fëmijët dhe që janë pjesë e të njëjtit sekt, e të njëjtës pari.
Ky, pra, është një paradoks që nuk mund të kalohet lehtë. Njëherë u bënë protesta e greva për të hequr idhujt e vdekur, efigjinë, ose statujën e Enver Hoxhës. E ajo ishte një përpjekje që pa gjak, e pa vrasje të hiqej një mollë sherri dhe të vendoseshin gjërat në rrugën e duhur. Tani bëhen protesta e sherre që të mbrohen interesat e oligarkëve dhe të kriminelëve që e kanë vendin në litar. Kush ka mend e gjykon si duhet mundet vetëm me u habitë se si keni arritur deri në këtë pikë. Një popull që rrëzoi statujën e një idhulli të vdekur për të ruajtur të gjallët dhe shtetin, shkatërron të gjallët dhe shtetin për të ushqyer vampirët dhe sektin e tyre kriminal. mijera militante luftojne te shembin nje kepurdhe, dhe te vjen neveri, sa nuk behet sepse jo vetem qe lufta nuk behet per nje kepurdhe, por ajo kepurdha nuk e ka vendin as aty e as nuk rritet ne shtetin shqiptar. shkurt, kjo sjellje abnormale thote kaq shume sa nganjehere eshte me mire me mbylle gojen sepse nuk ka fjale te arsyeshme qe i pershtatet gjendjes jonormale ku jeni sot.
Comments (0 posted)
Post your comment