Home | Opinion | Kush e "vrau" protestën qytetare!?

Kush e "vrau" protestën qytetare!?

image
 Protesta kishte dy axhenda! Njëra ishte paqësore dhe krejt normale, kurse tjera e dhunshme! 

 

Nga Besi Bekteshi

 

Në momentin kur në datën fatkeqe 21 janar, Sali Berisha si kryeministër nga zyra e tij e Kryeministrisë dhe Lulzim Basha si ministër i Brendshëm diku sipër Kryeministrisë lejuan, pranuan dhe morën përsipër të qëllojnë mbi protestuesit dhe vranë katër të pafajshëm, në Shqipëri u vra protesta në përgjithësi! Sigurisht me 21 janar kishte dhunë! Kishte dhunë të lejuar dhe aspak të përmbajtur nga PS dhe Edi Rama! Ishin kryesisht njerëz "të hurit dhe litarit" përgatitur për të kryer akte dhune në përplasje me policinë, të nxitur dhe komanduar nga individë po "të hurit dhe litarit" të cilët PS-ja i huazoi nga e djathta si origjinë dhe afërsi me PD dikur e cila nuk i pranoi më! Po pra nuk pranoi t’i fuste në lista kandidimi! Ajo dhunë e tyre horrave (asnjëri socialist normal) përballë kryeministrisë frikësoi një "trim të madh mali" si Sali Berisha dhe sigurisht duke qenë me mentalitetin e kullës dhe kështjellës personale lejoi vrasjen e katër të pa fajshmëve! Fare pa kuptim, fare kot, kur vandalët e vërtetë të nxitur nga skenari i gjeneralëve të më vonshëm politik në veri, tentonin të thyenin rrethimin idiot të Kryeministrisë së Sali Berishës dhe Lulzimit të tij! Vranë të pafajshëm, por vranë konceptin protestë në Shqipëri! Arvizu e deklaroi saktë atëhere! Protesta kishte dy axhenda! Njëra ishte paqësore dhe krejt normale, kurse tjera e dhunshme! Pre e kësaj të dytës ra dhe Berisha ose njeriu i "fortë dhe trim" mbrojtës i ndërtesës së qeverisë dhe kolltukut kryeministror me gjakun e të pafajshmëve në bulevard! Pastaj po ky "trim i madh" që vriste në protestë nuk lejoi videot e regjistruara të kamerave, pastaj nuk lejoi Gardën të dorëzohej, pastaj manipuloi armët, pastaj quajti "lavire bulevardi" dhe "horra bulevardi"! Në fakt në ’98-tën Sali Berisha me dashurinë e tij të pamasë me kullën Kryeministri deshi dhe e sulmoi me armë, e mori përgjysëm dhe e dorëzoi menjëherë sepse u kërcënua qartas nga dikush jashtë shtetit! Edhe ajo ishte një protestë "vrasëse protestash" sepse nuk ishte qytetare! Ishte politike, plotësisht e orkestruar, qëllimkeqe e organizuar për gjak dhe marrje pushteti me dhunë!

Me armë dhe me elementë gjakatarë ishte kompletuar ajo protestë! Thuhej se ishte zemërim i popullit, por realisht ishte nxitje urrejtjeje dhe kriminaliteti politik personal i tij dhe rrethrrotullakëve kriminelë të tij në atë kohë, për një vrasje politike dhe mafioze akoma të pa sqaruar mirë! Por Lulzimi ishte i vogël atëhere! Midis kësaj proteste (14 shtator 1998) dhe 21 janarit Sali Berisha ka zvarritur me protesta partie disa dhjetra në mos qindra herë popullin demokrat të PD-së, i cili i shkonte herë me shumicë dhe herë pak mbas ulërimave të tij politike dhe histerisë së tij filozofike mbi protestën që rrëzon pushtete dhe merr pushtete! Po, por me të gjitha këto (thuhet se janë mbi 100 protesta të tilla vetëm në Tiranë) ai vriste çdo herë që dilte protestën qytetare ose atë pa presionin politik sipër, protestën qytetare për ekonominë dhe mirëqenien! Protestën që organizimin e kishte qytetar dhe aspak me qëllim marrje apo rrëzim pushteti! Protestën e njerëzve të urtë, taksapagues dhe normalë si qytetarë! Sali Berisha po vriste dhe mund të thuhet se ka vrarë plotësisht organizimin në protestë të shqiptarëve pa politikën! Pa maskarenjtë e saj në krye dhe rënda saj! Sali Berisha dhe partia e tij dhe po ashtu disi PS-ja me Edi Ramën (duke imituar Berishën për t’ju përgjigjur fort) nuk kanë lejuar protestën qytetare pa ngarkesë politike dhe pa angazhim të liderëve patetikë, luftënxitës dhe si përfundim vrasës të protestës popullore si organizim qytetar! Luftënxitësi mes shqiptarëve Sali Berisha sa herë ka dalë në opozitë, që ditën e parë ka filluar protestën politike, e cila ka vrarë qëllimin real të protestës dhe zëvendësuar këtë qëllim me "qëllimin personal të SB-së që është pushteti me çdo kusht"! Ky veprim i tillë, me këto kodekse morale dhe politike ishte dhe këto ditë! Duke kapërcyer qartë medemek Kryetarin Lulzim, Sali Berisha filloi për herë të katërt si fushatë armiqësimi publik dhe nxitës lufte civile protestën, e cila i doli shpuar! Kjo ishte vrasja e fundit e protestës qytetare nga lideri maximus, i pa korrigjueshëm dhe protestë dhunues ose Sali Berisha! E kësaj rradhe "ka të drejtë", sepse laku drejtësisë i është afruar shumë pranë!

 

Ne përjetuam vetëm dy javë të bukura me protestën e studentëve! Pse? Po sepse në fillimet e tyre nuk lejuan partitë! I injoruan dhe u tallën me to! Edi Rama ka humbur pikë dhe shumë kredite gjatë dy javëve të protestës qytetare të studentëve pa pjesëmarrjen e partive! Por unë isha i sigurtë që këtë protestë qytetare do ta sabotonin partitë si PD, LSI dhe PS! Duke i mbushur universitetet me organizata partie studentësh në mënyrë idiote dhe nganjëherë korruptive, duke ju trashur trurin studentëve me punësimin nesër nga partia protesta e tyre u mbars me filozofinë politike në Shqipëri - asgjë jashtë politikës dhe jashtë partive! Nxorën në sulm studentë partiakë, idiotë periferish që akoma nuk ju ka shkelur këmba asfalt, individë partie që uzurponin aula universiteti që policia të nxirrte jashtë dhe pastaj të thonin u përdor dhunë ndaj studentëve! E sabotuan protestën qytetare pa organizim politik, sepse kështu shoqëria shqiptare nuk do ti ndiqte më pas! Nuk kishin frikën e Ramës, por frikën se po ju vdiste protesta kriminale politike e tyre! Nuk mund të ketë më lëtyra medemek demokracie, më horrllëk se sa sabotimi i një proteste qytetare studentësh! E gjitha kjo vinte nga zyrat e PD dhe LSI dhe pse jo dhe nga PS e cila kërkonte llogari nga studentët e Fresh-it pse ju kishte dalë situata nga dora! Po pra, situata në universitetet e politizuara si lart dhe poshtë në studentë, në mënyrë groteske!

 

Në Shqipëri e kanë sabotuar organizimin qytetar pa politikanët dhe politikën brenda! E kanë dërmuar si koncept lirie dhe demokracie në vendet e zhvilluara demokratikisht.

 

Kishin dhe gojë e deklaronin: edhe në Francë protesta janë të dhunshme!? Po pra për të justifikuar dhunën që po ju mësonin dhe urdhëronin si haptas si tinëz militantëve dhe të paguarve të partisë që zakonisht janë dhe të inkriminuar, aspak taksapagues dhe abuzues shoqëror, por dhe injorantë deri ku nuk mban më logjika normale! Kurse në Francë protestat ishin të dhunshme, por nuk ishin politike, nuk kishte njerëz politikë brenda, nuk kishte deputetë, nuk kishte ish kryeministra dhe ish kryetarë partie dhe ministra brenda! Nuk kishte Kryeministra që i kishin vënë flakën vendit si SB-ja në ’97-tën! As ministra si ky i 21 janarit dhe ai i Gërdecit! E për më tepër, se frynin masat, turmën me patetizmin politik dhe gjuhën e urrejtjes! Por na fyenin dhe fyejnë përditë intelektin tonë duke folur a thua se nuk dimë se çfarë monstrash korrupsioni, vrasjesh politike dhe krimi ordiner janë! Po, por kanë vrarë protestën e vërtetë! E kam fjalën atë qytetare! E këtë gjë e ka luajtur edhe PS-ja, duke bërë shpesh herë dhe ajo një ngjashmëri të plotë me "profesorin protestë vrasës" ose Sali Berisha! Çfarë t’ju thuash këtyre bashibozukëve të pushtetit kriminal dhe korruptiv! E vetmja rrugë është drejtësia! Por ajo po vonon! 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0