Home | Opinion | Domosdoshmëria e zgjedhjeve të parakohshme !

Domosdoshmëria e zgjedhjeve të parakohshme !

image
Qeveritë shkojnë e vinë, Kosova është një, e përhershme dhe atdheu ynë i vetëm.

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

Edhe shkije mdhenjët me profesion kanë nis mu brengos për shëndetin mental të shqiptarve .

 

Dje e shikova intervistën e fundit të Millosheviqit (shpirti n’xhiriz t’mutit i past shku) para se me shku në pushim të përjetshëm në Den Haag, ku fliste me admirim të madh për Gandin e Kosovës.

 

Thoshte sikur shqiptarët t’a kishin dëgjuar Rugin dhe Fatos Nanon të gjitha fabrikat e plazmakeksave do të ishin shpërngulur nga Serbia në Kosovë.

 

Mendova vetmeveti, si do t’a kishte arsyetuar në atë rast Pal Lekaj plaçkën e përbashkët të buxhetit më Bechtel’enken, taksën ndaj Serbisë, inteligjencën vetësherbyese dhe kapacitetin ,,gjigand” politik të Ramush Rambos ?

 

Për të qenë edhe më i saktë Millosheviqi thoshte se atij asnjë herë s’i kishte penguar rezistenca e tipit gandist kaçamak, ku shqiptarët vullnetarisht ishin pajtuar për të ngrënë në çdo kohë dhe vend dajak, sepse përndryshe milicia e tij do të vdiste në monotoni.

 

Fliste me admirim për zgjedhjet në LDK dhe mesazhin e tyre paqësor, deklaratën e përbashkët me Fatos Nanon në vitin 1997 pas Samitit Ballkanik ku ky i fundit kishte deklaruar se Kosova është problem i brendshëm i Serbisë dhe shqiptarët duhet të pajtohen me autonomi dhe asesi të kërkojnë republikë.

 

Sipas Milloshit më shumë ishin fajtor Richard Hollbruk dhe amerikanët për pavarësinë e Kosovës, se sa vet shqiptarët.

 

Rezyme :

 

Taksa ndaj Serbisë duhet të rimendohet pavarësisht faktit që është e drejtë dhe pavarësisht faktit që Mogherini dhe Kocijanqiq nuk ia duan të mirën shqiptarëve.

 

Vetëm falë diletantizmit tonë dhe lobiizmit manipulativ të Serbisë një pjesë e administratës amerikane ka ra në kurthin e interesave hegjemoniste të Rusisë dhe Turqisë në Ballkan.

 

Ne duhet të fitojmë kohë, prandaj duhet të negociojmë më Serbinë vetëm sa për sy e faqe deri sa të ndryshojnë rrethanat diplomatike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike ndërkombëtare që janë për momentin të favorshme për Serbinë dhe të pafavorshme për ne.

 

E të pafavorshme për ne janë falë ofensivës agresive diplomatike të Sërbisë dhe politikës sonë të përkryer shtet rrënuese, defensivës sonë amatoreske diplomatike dhe paditurisë sonë gjithpërfshirëse kronike.

 

Pa USA ne s’mund të ekzistojmë si shtet, së paku jo për momentin.

 

Qeveritë shkojnë e vinë, Kosova është një, e përhershme dhe atdheu ynë i vetëm.

 

Nuk besoj se një Qeveri Gjithpërfshirëse e tipit çervish për hoxhallarë, prifta e dervish do të ishte në nivelin e detyrës kur Prontomafia e Thaçit të gjitha interesat kombëtare i ka çu qysh moti në hamam të Hyrës.

 

Mendoj që zgjedhjet e parakohshme janë më të domosdoshme se kurrë më parë : A. për të fituar kohë. B. Për t’i ngjeshur radhët e Korpusit Kombëtar dhe C. Për t’a shndërruar nivelin amatoresk të punës në nivel profesional.

 

Guten Morgen pipell, Thenx USA, Danke Deutschland !

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0