Home | Opinion | Uni dhe koha

Uni dhe koha

image
Një ujë që s’lëviz është helmues dhe jo anasjelltas!

 

Nga  Lirim Gashi

 

 

FORMULA E FITORES

 

 

Ndryshimi i bindjeve kulturore, edukative, religjioze, ideologjike dhe politike gjegjësisht rifreskimi i tyre me njohuri dhe pikpamje moderne humaniste dhe avangarde që janë në harmoni me kohën, hapsirën dhe vlerat njerëzore kombëtare dhe universale nuk është mohim i unit, gjegjësisht vetvetes, përkundrazi është dëshmi e gatishmërisë për të ecur me kohën e edhe më saktësisht për të qenë i përgatitur për studimin dhe sfidimin e sfidave komplekse të njerëzimit.

 

 

Një ujë që s’lëviz është helmues dhe jo anasjelltas!

 

Çdo ndryshim i pikëpamjeve që nuk kalon në sferën e ekstremizmit nuk është krim, përkundrazi është pjekuri, emancipim dhe evoluim.

 

Bindjet e barrikaduara në hendeqet dhe humnerat kulturore, edukative, religjioze, ideologjike dhe politike janë të rrezikshme për njerëzimin sepse reflektojnë intolerancë ndaj mendimit dhe të qenurit ndryshe.

 

Kam shumë miq me këndvështrime të vjetruara, tejkaluara, dryshkura dhe pluhurosura politke, kulturore, edukative, religjioze dhe ideologjike të cilat e kanë vendin në deponitë e mbeturinave historike.

 

Po e them këtë ngaqë nuk dua ti shoh miqtë e mi të dashur nëpër deponitë e mbeturinave historike, por pikpamjet e tyre të vjetruara tejkaluara, pluhurosura dhe dryshkura.

 

Prandaj disa miqve të mi të dashur i duhet një TYF sikurse makinave të vjetëruara, ndërsa njërit prej tyre i duhen më së paku nja dhjetë TYF-a.

 

Heroit Musa Hoti i lumt dora, ai me një vepër të vetme i mban nën sqetull qindra bla, bla, bla vepra të disa miqëve të mi patriotë që kanë në tru fusnotë

 

Alternativë e kësaj që thash më lartë është formula e kapitullimit para sfidave të kohës dhe armikut në stilin e krimbit para qukapikut.

 

JA EDHE FORMULA IME PËR TË GJITHË TIFOZËT E KAPITULLIMIT

 

Kur s’je i aftë për tu mbrojtur nga armiku, ule koken, ruje lopen, kërrusu dhe paloje bishtin, mbaje të gatshëm për kalorësit e mjegullës kurrizin, uli supet si lypsar, imagjinoje vetën në rolin e Sanço Panços legjendar, bëhu palaço në cirkun e Donki Shotit, ndërroje gēzofin sipas motit, beso fuqishëm se e ke zgjedhur metoden më humane për t’i mashtruar majmunat me banane, zgjidhe për sfidimin e armikut metoden më inteligjente të mundshme, rrite për shembull pasurinë personale të tundshme dhe patundshme.

 

Nuk do tē kaloj shumë kohë dhe të gjithë zvarranikët e kombit do t’i kesh mbrapa e sidomos ata që trimërohen kur përdorin hapa.

 

Kur s’je i zoti për tu mbrojtur bëhu pacifist me profesion, themeloje për pajtim me armikun për shembull një Komision, synoje çmimin Nobel, shiti popullit dushk për gogël, aftēsoju për dëgjushmëri servile, shitja armikut qëndrimin tënd si dashuri pa hile dhe shpreso se të gjithë semaforet e tij do ta ndezin për ty dritën jeshile.

 

Kur s’je i zoti për tu mbrojtur bleje n’pazar të Rahovecit njē Kali të Trojes, dhuroja zemërgjërësisht Hashim Brojes dhe ai do ta pushtojë pa problem kështjellen e armikut me ndihmën e dashnoreve shqiptare të zyrtarëve të EULEX-it dhe UMNIK-ut.

 

Kur s’je i aftë për tu mbrojtur paaftësoje me ndihmen e armikut çdo konkurrent që është i aftë për tu mbrojtur, mbaj fjalime të zjarrta në të gjitha ceremonitë mortore e përkujtimore, lartēsoje deri në qiell vepren e heronjve prore, bindi të pranishmit në sallë se je lider i lindur prej natyre dhe se prej teje mvarët ardhmëria e tyre dhe më beso, tē njējtit do tē shpallin Hero me gjithë zyre.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0