Home | Opinion | Populistë, arrogantë, mashtrues e demagogë!

Populistë, arrogantë, mashtrues e demagogë!

image
Duan të bjerë dakord politika, se cila bandë duhet të administrojë vendin...

 

Nga Besi Bekteshi

 

 Në vetë fjalët e shpërthimit në demagogji e mashtrim, por dhe populizëm bashkë, duket qartë se në çfarë ujërash lëviz ajo e ashtuquajtur "demokraci" dhe pluralizëm "elitar" në Shqipëri! Them elitar, jo për cilësi elitare, sepse injorantët më me vese të ndyra aty janë, por elitarë mbi establishmentin politik, sidomos në opozitën shqiptare! Asaj që duhet të ishte shpresa e Shqipërisë! Mbështetja për të larguar jo thjesht Ramën, por ndërruar pushtetin në mënyrë alternative, të drejtë dhe me shoqërinë nga pas! Po çfarë kërkojnë këto farë populistësh, demagogësh dhe mashtruesish politik? Duan që të largohet Rama si Kryeministër, të formohet një qeveri tranzitore pa Ramën Kryeministër dhe të shkohet në zgjedhje të reja pa Ramën Kryeministër! Biles shtojnë se "Rama duhet ti dorëzohet drejtësisë"! Po a mund të ketë më demagogë dhe mashtrues ordiner se sa kaq! Me cilën forcë politike duan të bëjnë qeverinë me titullimin idiot "tranzitor" (nga ku niset ky tranzit dhe ku të çon) e cila përbën numrat dhe forcën për të bërë qeveri!? Po është Partia Socialiste! Kë ka partia Socialiste Kryetar Partie? Përgjigja është Edi Rama! A mundet Partia Demokratike të largojë dhe Kryetarin e PS-së? Po me kë do të merret vesh për qeverinë me definicionin idiot tranzitor PD-ja dhe LSI-ja?! Po ku ka më populistë, më demagogë dhe mashtrues politikë, se sa të tillë delirantë dhe aventurierë politikë në Shqipëri!

Të tillë njerëz po i thërrasin shoqërisë që të vetëshkatërrohet si në vitin 1997! Ju thirret njerëzve poshtë, të japin jetën dhe të vdesin për Berishën, Lulzimin, Monikën dhe Fatmirin (hajt se për Nardin dhe Dashin, zor se vdes kush) dhe kanë filluar të kërcënojnë jo vetëm për luftë civile, por dhe individët që i denoncojnë qëllimet e tyre të mbrapshta! Kërcojnë dhe bëhen gati për hakmarrje, por nuk e dinë, ose nuk janë të qartë si Berisha dhe Luli, se sot nuk janë më në pozitat për të bërë krime shtetërore si dikur?! Sot realisht po e futën edhe një herë shoqërinë në gjak, nuk do të dalin dot më nga gjaku, as me individët e kërcënuar dhe as nga shoqëria e futur në luftë civile! E kanë tepruar me populizmin, arrogancën dhe demagogjinë e tyre! E kanë tepruar me mungesën e alternativës sa që kanë bërë që dhe Rama të insistojë me arrogancën e "showman-it" dhe aferave, të cilat shpesh herë të turpërojnë për nga marrëzia qeverisëse! Por sëpaku për një gjë jam i qartë: sigurisht Rama është një arrogant dhe ka shtet që akoma nuk kontrollon territorin ose akoma korruptohet sa e tepron, por të dikurshmit që kërkojnë me luftë civile dhe absurdin e kërkesave idiote pushtetin duan të kthejnë shtetin e të fortëve, kriminal në drejtësi dhe periferi e qendër të tij.

Shtet që të vret në bulevard dhe që të turpëron kur ju merr taksat vetëm 30% të popullsisë dhe të tjerët i lë si bazene elektorale në varfërinë e tyre të mos pagesës së dritave dhe taksave! Ky është shteti i demagogëve dhe mashtruesve tipikë Berishianë në Shqipëri! Ai shtet që prishi shkollën, universitetin, mjeksinë, zyrat, kulturën dhe sportet, urbanitetin dhe arkitekturën, që prish gjithçka të ndërtuar dikur sepse "është komuniste"! Prishi hekurudhën si "komuniste" prishi bregdetin si "komunist" dhe ju dha si pronë kriminelëve politikë dhe ordiner! Shkatërruan kohezionin social dhe bënë që një pjesë e shoqërisë të mos i bindet ligjit! Po aspak, aspak fare, për tu bërë "revolucionarë" (kanakarë të Berishës) të kohëve moderne! Të tillë tipa hajnash dhe kriminelësh të bëjnë sot moral! Ku ka më demagogë dhe populistë arrogantë se sa këta soj lëtyrash politike! Abraham Lincoln thotë: demagogjia ka aftësinë të veshë ide të vogla, me fjalë të mëdha! Po kush më shumë se sa në opozitën shqiptare dhe te Lulzim Basha bie fjala, nuk e bën këtë gjë! Kështu bënte dikur me "Republikën e Re" e cila ishte një ide kot, fare pa thelb, bosh, por që thuhej me fjalë të mëdha! Po kështu bëjnë (bën) dhe sot! E bëjnë këtë gjë demagogët sepse sipas Don Marquis - një demagog është një person me të cilin nuk duhet të jemi dakord për sa i përket se "cila bandë" duhet të administrojë keq vendin!

Kjo është madhështore! Pikërisht këtë gjë kërkon Basha, mbas tij sigurisht Berisha dhe të tjerët mbas tyre për Shqipërinë! Duan të bjerë dakord politika, se cila bandë duhet të administrojë vendin, kur realisht vendi është përpara reformës në Drejtësisë (SPAK BKH) e cila do të çojë në burg jo vetëm këta në opozitë, por dhe ato në pozitë! Këta demagogë duan të shpëtojnë në saj të "marrëveshjes" e cila tenton të mbysë drejtësinë dhe ligjin?! Kujt duan t’ia hedhin këta mashtrues!? Në të vërtetë, nuk janë "populistë" me konceptin e përfaqësimit të popullit! Janë demagogë populistë dhe arrogantë, sepse ato (Berisha, Luli, Mona, Fatmiri) nuk kanë asnjë lidhje me popullin! Ata kanë lidhje vetëm me militantët e tyre të cilët sigurisht ju detyrohen, sepse nga qenefet ku kanë qenë, i kanë ngritur në lartësi si drejtimi dhe pasurimi! Pra nuk janë populistë që janë sigurisht të drejtë në populizmin e tyre real! Këto janë "demagogë populistë" dhe mashtrues ordinerë, të kapur shpeshherë në mashtrim kolektiv! Nuk jetojnë asnjë ditë me popullin, nuk edukojnë fëmijët me popullin, nuk kurohen me popullin, nuk vishen asnjë ditë si populli, nuk hanë si populli, nuk pushojnë si populli, nuk lodhen si populli, nuk taksohen si populli, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin dhe pikërisht kjo i bën demagogë ordiner dhe mashtrues të populizmit të tyre fals! E kanë rrjepur popullin e tyre dhe akuzojnë se këtë gjë bën edhe Rama! Përveç se demagogjisë kjo gjë është edhe arrogancë dhe mashtrim! Akoma më shumë se kërkojnë të largohet ai (Rama) dhe të vijnë këta në pushtet që ne (shoqëria) të kemi gjithmonë vetëm një alternativë: të ndërrojmë demagogët, mashtruesit, arrogantët dhe populistët me njëri tjetrin! Kjo tani është e tepërt! Kjo është e padurueshme jo vetëm për një pjesë të shoqërisë, por për të gjithë shoqërinë përjashto vetëm militantët dhe të sëmurët e pushteteve, apo njerëzit e aferave të ndyra të pushtetit! Për këtë gjë të ndizet "lufta civile" sikundër kërcënojnë? Për këtë gjë të shkohet deri në përplasje civile?! Sigurisht kjo është e tepërt! 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00