Pengesat për në BE
Mos ndëshkimi i krimit e korrupsionit zyrtar, në nivele të larta të politikës, shtetit...
Nuk është rastësi e as lajthitje, që sapo PE jep vendimin, për mos hapjen e negociatave, palët politike heqin dorë nga konfliktet, qëndrojnë urtë, bëjnë pazare tenderësh, punësimesh, miratojnë ligje me lobime klienteliste, bëjnë gallatë me njëri-tjetrin në parlament e shijonë pushime luksi dhe udhëtime me delegacione të përbashkëta nëpër botë, ndërsa 2-3 muaj para vendimit për negociatat, nisin katrahurën, fakt që krijon bindjen e plotë, se kapobandat e PD, PS, LSI, janë “zagarë” të anti-shqiptarizimit, ndaj ka ardhur momenti për të vendosur populli
E tha troç, ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz, që edhe këtë qershor, Shqipërisë nuk do t’i hapet, rruga e nisjes së negociatave për antërësimin në BE, jo për faj të shqiptarëve, por për shkak të kapobandave politike të PD, PS, LSI, të lidhur në veprimtari krimi të përbashkët, të cilët prej 30 vitesh, kanë marrë e po mbajnë peng, mos-zhvillimin dhe mos-integrimin e vendit.
Pjesa më alarmuese në mesazhin e Martin Schulz, është deklarata e tij, se futja e Shqipërisë në BE, mund të ndodh jo përpara 30 viteve e që sëbashku me 30 vitet e tranzicionit të derisotëm, shkojnë 60 vite bllokim e vonesë, prej anti-shqiptarëve që janë në krye të politikës, pushtetit e shtetit.
Kaosi i inskenuar politik, me pasojë thellimin e humnerës social-ekonomike dhe mungesën e e plotë e përfundimtare e shpresës, për një fund me start “ditë bardhë”, po detyron popullin të largohet masivisht, me një ikje pa kthim, jo se nuk duan vendin, por sepse nuk kanë më rezistencë psikologjike, për të duruar maskarrallëqet e krerëve të politikës.
Edhe Martin Schulz që është në kupën e BE e jo në kushte jetese shqiptare, u dorëzua para krerëve banditë e shtetëror të PD, PS, LSI, duke thënë:- “Më ka ardhur në majë të hundës kjo shfaqje. Do të duhen edhe nja 20, apo 30 vite të tjerë, që Shqipëria të plotësojë kushtet, për pranimin në BE”.
Po cilat janë kushtet, që klasa politike e shtetërore shqiptare nuk dëshiron t’i plotësojë, madje i rëndon edhe më tepër, me skenarët që bënë, sa herë afrohet “stina” e negociatave, duke na lënë jashtë BE edhe për 20-30 vite të tjerë?
Konflikti i qëllimishëm artificial i palëve politike, për të penguar plotësimin e standardeve, të nisjes së procesit të integrimit në BE.
Mos zbatimi i platformës europiane, për kthimin dhe zgjidhjen e çështjes së pronave.
Kapja e drejtësisë, nga grupet partike ligj-venëse dhe orientimi e përdorimi i saj, për interesa të krerëve partiak.
Korrupsioni ekstrem, akitv dhe i pa ndëshkuar, që po zhvillon qeveria qendore, pushteti vendor dhe administrata publike në të gjithë nivelet.
Shteti, pushteti, ekonomia, parlamenti dhe drejtësia, të ndërtuar me përfaqësim e drejtim, indivdë, struktura e praktika, të botës së krimit dhe korrupsionit.
Fuqizimi i grupeve e qarqeve kriminale nga qevria qëndroe e vendore, me pasuri dhe financa publike, nëpërmjet koncesioneve e tenderëve.
Krijimi i grupeve partiake personale, nepotike e klanore sunduese, me bazë veprimtarinë mafizoe, anti-interes kombëtar.
Politikat ekonomike denigruese e shkatërruese, të sistemit social, me pasojë varfërinë e papunësinë ekstreme, që po nxit emigrim masiv të popullatës.
Parlamentarizmi pa përfaqësim popullor, por me lista preferenciale të kreëve të partive, të pa konsultuara me votuesin.
Mos ndëshkimi i krimit e korrupsionit zyrtar, në nivele të larta të politikës, shtetit, pushtetit dhe drejtësisë.
Comments (0 posted)
Post your comment