Paralajmërimi i SHBA-së dhe Drejtësia
“Kalbësirat” politiko shtetërore të këtyre 30 viteve tranzicion...
Padronët e PD, PS, LSI janë në hall aq të madh me drejtësinë e re , sa kryeministri i pushtetit mafioz të oligarkëve, po lufton të ketë brenda saj “zarat” e mundshëm mbrojtës, ndërsa klika Berisha, Basha e Kryemadhi, po sulmojnë Ramën që i “tradhëtoi” e luajti me dy karta, por edhe po sulmojnë ndërkombëtarët, duke i akuzuar si “mbështetës të krimit qeveritar”, kur edhe vetë “shefi” i krimeve qeveritare Edi Rama, është futur në listën e zezë të drejtësisë së re, për shumë skandale të rënda financiare, duke përdorur edhe kompani e letra amerikane false
“Kalbësirat” politiko shtetërore të këtyre 30 viteve tranzicion, nuk po arrijnë dot synimin e dukshëm, për të bllokuar krijimin e drejtësisë se re, dështim përfundimtar, që i ka traumatizuar e tërbuar, deri në sjellje anormale e qesharake, siç veprojnë, të gjithë ata, që, nga “mbretërimi” e parajsa, çohen atje ku rrëfehen e ndëshkohen zullumet
Siç dihet, drejtësia e re që iu imponua për votim 140 deputetëve “pula të lagura” e që tani, po bëjnë si cuba në FB, po menaxhohet nga SHBA-BE dhe jo nga gjinët e zagonjorët dhe, do ta nis, ushtrimin e detyrës, me 5 kapobandat e politikës aktuale dhe bandat e tyre.
Ditën e enjte, kur Monika hidhte bojë, mbi surratin e “këlyshve” të saj partiakë, që e braktisën dhe morën mandatet, Ambasada e SHBA në Tiranë, ua bëri të qartë prerazi 5 “muskëtjerëve” të politikës shqiptare, se nuk ka kthim mbrapa për reformën në drejtësi dhe se, nuk do lejojë asnjë “guralec” ta pengojë në këtë rrugë.
Si sot 1 muaj më parë, në datën 22 shkurt 2019, krerët e PD-LSI, të bashkuar në të njëtin hall kundër drejtësisë së re, dorëzuan mandatet, si shenjë presioni ndaj partnerëve të huaj, me bindjen se si përherë në këto 27 vite, SHBA-BE, do pranonin lojën e dyshes Basha-Kryemadhi, d.m.th., Berisha-Meta, me temena për rikthim në parlament dhe plotësim interesash anti-reformë në drejtësi.
Por SHBA-BE, i la në djallëzinë, ligësinë, aventurën, endrrën dhe vetminë e tyre, duke orientuar, imponuar e mbështetur, zbatimin e procedurave të shpejta kushtetuese, për zëvendësimin e deputetëve të ikur të listës, me kandidatë deputetët lolo të listave, të caktuar nga vetë kryetarët e PD-LSI.
Të dështuar edhe në këtë skeme, PD-LSI përdorën “fishekun” e fundit, Presidentin Ilir Metaj, të cilin e çuan 120 kilometër larg Tiranës, buzë Gjolit të Pogradecit, përballë sarajeve të mikut e ekuivalentit të tij Nikolla Gruveski, për t’i thënë indirekt SHBA-së, se parlamenti shqiptar pa Monikën e Saliun, është i paligjshëm, dhe se në emër të demokracisë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ai do të vriste veten!
Nuk e dimë, në cilën festë fetare do ta vrasë veten, por siç e pamë në media, “Baba Likja” edhe këtë festë “Novruzi”, e hëngri i qeshur tasin e hashures me grurë serbo-rus të Baba Mondit.
Sic thuhet, betimi i tij për t’i futur plumbin vehtes, ka gëzuar shqiptarët e ka lehtësuar ndërkombëtarët, por ka trembur Bajramin e “Fondit Besa” që i ka dhënë 5 milionë euro për vilën në Beograd, si dhe kryebashkiakun e PD, ndërtuesin Eduard Kapri që atë ditë e kishte në krahë, të cilit, Ilir Metaj nuk i ka dhënë akoma “kaparin” për pallatin e ndërtuar në Shëngjin dhe për sarajet, që po i ndërton në Tushemisht e Ohër.
Mirëpo përpjekja vazhdon, mbasi ditën e premte, nga “Bunkeri LSI” doli kërcënimi tjetër, se Ilir Metaj nuk do të vrasë vehten, por do “vrasë” parlamentin, duke e shpërndarë, vetëm 24 orë para se të dorëzojë çelësat e Presidencës,
Por para se të vendos për ditën e dorëheqjes, po pret të kthehet nga Moska, drejtori i Kabinetit Presidencial, Arben Çiçi, të cilin e ka dërguar atje, në një “takim pune” për fatin e platformës ruse me Shqipërinë./Pamfleti
Comments (0 posted)
Post your comment