Super Lojë mbi retë shqiptare
Super-avionët e NATO-s do të fluturojnë ditën e nesërme në qiellin shqiptar
Super-avionët e NATO-s do të fluturojnë ditën e nesërme në qiellin shqiptar. Ata do të fluturojnë mbi Tiranë, teksa ky vit shënon 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009.
Në kuadër të këtij përvjetori, do organizohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO, të gjitha nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Përgatitjet për këto aktivitete kanë filluar që prej ditës së sotme. Në sheshin “Nënë Tereza’’ dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do ketë rreshtim trupash me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj, mbi 100 mjete ushtarake luftimi dhe helikopterë.
Në këtë aktivitet parashikohen të marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga Ministra e Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO-s, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tone, parlamentarë dhe flamurtarë të vendeve të ndryshme. Gjithashtu do të ketë një paradë fluturimi të avionëve të NATO mbi Tiranë.
Comments (0 posted)
Post your comment