Home | Politics | Deputetët socialistë bëjnë betimin

Deputetët socialistë bëjnë betimin

image
Sot, më 25 Shkurt 2010 opozita shqiptare u ul në Kuvendin e Shqipërisë, 6 muaj pas hapjes së kësaj legjislature. 

 

 

 

 

"Shpreh vlerësimin tim më të madh për vendimin e djeshëm të opozitës. Si kryetare e Kuvendit përsëris se do të gjejmë të gjitha hapësirat që duhen për bashkëpunim", tha Topalli. Pas betimit mbi Kushtetutën e vendit fjalën e ka marrë, deputeti i PS-së Gramos Ruçi.Vetëm pak orë para se deputetet socialiste të hyjnë në Kuvend, në selinë rozë është mbledhur Grupi Parlamentar i PS-së. Gjatë mbledhjes që nuk zgjati me shume se 30 minuta u percaktua procedura qe do te ndiqet nga PS pas betimit. Deputeti Namik Dokle ka deklaruar pas mbledhjes së grupit kuvendor se sot do të dorëzohen dy drafte për mazhorancën. "Drafti per ngritjen e komisionit hetimor për hetim të pakushtëzuar dhe një projektligj për një standard evropian të Shqipërisë lidhur me zgjedhjet, që garanton cdo parti të kërkojë hetimin e plotë të zgjedhjeve"- tha ai. "Ne duke ia lënë këto dy drafte mazhorancës, presim reagimin e saj në lidhje me këto dy propozime që janë pjesë e standardeve evropiane që Shqipëria duhet tashmë të fitoj në pragun e anëtarësimit në BE dhe si një vend anëtar i NATO. Është e drejta dhe detyrimi i PD-së, i mazhorancës dhe i qeverisë që të reflektoj mbi këtë bazë, sepse ne hyjmë në parlament për të mos dalë, por edhe për të mos qëndruar nëse nuk garantohet transparenca e plotë e zgjedhjeve"- tha Dokle.Ai sqaroi me tej, se nëse kjo nuk zgjidhet nëpërmjet dy drafteve, nëpërmjet miratimit të kësaj kërkese të PS-së, ne nuk mund të rrimë në Parlament mbi kutitë e mbyllura. "Kutitë mund të hapen me vendim Parlamenti ose pastaj ne do të kërkojmë deri në fund hapjen e kutive bashkë me popullin opozitar"- theksoi ai.Pra 64 deputetet e PS-se do te hyjne ne Kuvend ne oren 17.00, nderkohe qe do te jete kreu i Asamblese, Gramoz Ruçi ai qe do te lexoje deklaraten e PS-se, per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.
Ne nje mbledhje te afert, mesohet se do te vendoset edhe per strukturat e grupit dhe perfaqesine në komisionet parlamentare, në të cilat opozita nuk ka qenë e përfaqësuar për shkak të bojkotit. Deputetët socialistë hyjnë sot në Parlament, për të paraqitur nismën ligjore të PS-së, që synon pikërisht hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e plotë të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Grupi parlamentar i PS-së vendosi dje pas një mbledhje të zhvilluar pasdite në ambientet e selisë rozë, që të hyjë në Kuvend vetëm për të bërë betimin dhe për të paraqitur më pas nismën ligjore për hapjen e kutive. Më pas, gjithçka do të kthehet si më parë. Opozita do të lërë vendet e saj në Kuvend, për tu rikthyer vetëm kur të marrin një përgjigje pozitive nga mazhoranca për kutitë e votimit.
Përmes një projektligji është vendosur që nisma ligjore për transparencën e zgjedhjeve të mos lihet në vullnetin e partive politike, por të shndërrohet në ligj, i cili të parashikojë hapjen e kutive të votimit kurdo që bëhet një kërkesë e tillë. Më konkretisht, nisma ligjore parashikon që çdo parti parlamentare të ketë të drejtë të bëjë transparencë zgjedhore dhe të ketë shumicën në komisionin hetimor. Kjo ka vlerë deri në gjashtë muaj nga dita e zgjedhjeve.
Shumicën e komisionit dhe kryetarin duhet ta ketë partia më e madhe e opozitës. Nisma do të paraqitet ditën e sotme në Kuvend përpara mazhorancës nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Nëse këto propozime nuk do të gjejnë mirëkuptimin e mazhorancës qeverisëse, atëherë opozita do të fillojë përgatitjet për fillimin e protestave në muajin Mars.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00