Home | Politics | Prof. Dr. Blerim Reka

Prof. Dr. Blerim Reka

image
Reka është optimist  për fitoren ...

 

 

 

Kandidati për President i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një dalje para shtabit të tij dhe gazetarëve tha se ai udhëheq në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët. Ai tha biles se udhëheqin në një diferencë të madhe, praktikisht 3 me 1 kundrejt kandidatëve të tjerë. Ai akuzoi partitë në pushtet se ka pasur një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe elektorati ka qenë i kapur. Gjithsesi ai theksoi se ishte optimist sepse në mbi 50 për qind të votave të numëruar deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë shumë.

Reka më tej tha se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja parlamentare. Ai shtoi në fund se nuk është dakord me këtë sistem zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit duke sugjeruar se kështu si funksionon nuk mund të jetë funksional duke propozuar ose rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës ose Presidentit të zgjidhet nga Parlamenti nëse kompetencat vazhdojnë këto që janë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0