Home | Politics | Pushteti i grabitur është më i keq se ai i blerë!

Pushteti i grabitur është më i keq se ai i blerë!

image
Grabitësit e pushtetit nuk korrigjohen kurrë! Asnjëherë! 

   

Nga Besi Bekteshi

 

 

"Shën Agustini" ka një shprehje që thotë: po nuk u respektua drejtësia, çfarë mund të jetë shteti përveç se një bande hajdutësh! Mirëpo pyetja është sëpaku për këto 30 vitet e fundit (sepse në diktaturë drejtësia ishte e diktaturës së proletariatit)  kush ishte drejtësia në këtë vend dhe sa u respektua ajo!? Përgjigja besoj se është e qartë! As kemi pasur drejtësi, as institucione drejtësie të besueshme dhe padiskutim nuk ka pasur mundësi fare dhe të respektit të drejtësisë! Nuk kemi pasur institucione drejtësie, sepse ato u ndërtuan parimisht nga interesi i "mos dhënies drejtësi" por mbajtjes së kursit të partisë dhe liderit që i katapultonte që nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit dhe Gjykatat e Rretheve!  Pothuaj të gjithë ishin njerëzit e besuar të partisë dhe liderit ose më mirë të themi Sali Berishës! E majta, sigurisht është më e sofistikuar, por dhe ajo në pushtet kryente funksionet e sigurisë në drejtësi, me njerëzit e saj!

 

Çfarë lidhje kishin këto institucione dhe njerëz të drejtësisë me drejtësinë!? Atëhere si mund të respektohej drejtësia? Nga kush, nga njerëzit e partisë, nga qeveria, nga ministrat e partisë, nga kryeministri apo nga vetë gjykatësit e prokurorët e partisë në drejtësinë asnjëherë parimisht - mbi drejtësinë e ligjin ndërtuar!? E si logjikë e Shën Agostinit, çfarë i binte të ishte dhe të vijonte të ishte qeveria? Padyshim një bandë hajdutësh! Sepse nuk kishte absolutisht asnjëherë dhe askund institucione drejtësie dhe vetë drejtësi të respektuar për ta kontrolluar këtë bandë! Mazhorancës së vitit 2013  dhe në vazhdim i duhet thënë një "bravo" vetëm për faktin se lejuan ndërkombëtarët dhe bashkëpunuan me to, për të bërë pikërisht atë që "Shën Agustini" ka paralajmëruar prej kohësh! Pra gjënë më të rëndësishme që ka një shtet për të mos qenë në duart e një bande hajdutësh që është normalisht dhe pikërisht drejtësia dhe respekti ndaj saj! Ose reformën në drejtësi dhe pse ajo është sabotuar nga brenda edhe për faktin se është unikale në Europë!

 

Sepse pushteti në mos respekt të drejtësisë është një hajn, grabitës, vjedhës dhe hajdut! Po ta pyesësh shumicën e shqiptarëve për pushtetet që nga viti 1991 se si janë të thonë janë qeveri - hajdute! Ndjehen të vjedhur e ndjehen të fyer për këtë lloj mënyre pushteti pa respekt dhe zbatim të drejtësisë! Po dhe për një shoqëri të tillë George Orwell thotë: një popull që zgjedh të korruptuar, mashtrues dhe hajdutë (vjedhës) e tradhtarë, nuk është viktimë por bashkëpunëtor! E sigurisht sa më shumë shkojmë në demokraci aq më shumë besojmë se fajin e kemi si popull, si shoqëri dhe si gradë zhvillimi kulturor dhe moral aktualisht! Padyshim që sa më shumë shkon koha, akoma më shumë e besojmë dhe këtë shprehje të drejtë të Orwell! Në të vërtetë ne duhet të kujdesemi nga tre kategori që shpenzojnë paratë tona! Sipas Dick Armey - tre grupe shpenzojnë paratë e të tjerëve, fëmijët, vjedhësit dhe politikanët!  Unë them fëmijët janë detyrim, vjedhësit një "borxh" i madh i ne të gjithëve dhe politikanët janë ato hajdutë që ne i zgjedhim të na drejtojnë! Por sigurisht që duhet të kujdesemi për të tre kategoritë!  Duke shtuar kujdesin për fëmijët dhe ndaluar vjedhësit në rrugë dhe sidomos ato në pushtet! Por ato në pushtet nuk ulen pa drejtësi! E vetmja që i ul, i largon, i klasifikon si të tillë, është drejtësia!

 

Tani po kthehem të vota e shqiptarëve! Ajo që prodhon pushtetin dhe drejton shtetin!  Ajo votë e dalë në mungesë të respektit ndaj drejtësisë dhe si pasojë ndaj ligjit! Prej gati tre dekadave.  Duhet ta pranojmë këtë absurd. Nuk mund dhe nuk do të kishim realisht mundësi që të kishin votë të vërtetë pa drejtësi dhe pse janë bërë shumë e shumë dialog, shumë e shumë ndërhyrje dhe pastaj dhe biseda politike e marrëveshje për ligj dhe drejtësi të dalë nga kompromise të cilat kanë shmangur Kushtetutë dhe drejtësi! Nga kjo mënyrë kanë dalë kodi zgjedhor dhe anekset e tij në Shqipëri.

 

Por nga kjo mungesë respekti ndaj drejtësisë ka dalë dhe vjedhja e votës dhe blerja e saj! Akoma më keq pushteti i grabitur me dhunë! I imponuar dhe detyruar! Viti 1996 është viti ku shqiptarët kuptuan se "pushteti nuk lëshohet dhe mbahet me forcë"! E këtë gjë jua mësoi Sali Berisha dhe Partia Demokratike! Nga ky pushtet i mbajtur me forcë i mbajtur nën dhunë dhe nën arrogancë që është pushtet i grabitur doli si prodhim 1997-ta! Këtë pushtet e ka gjithmonë qejf PD-ja e modelit të Berishës!  Sot ato kujdesen të theksojnë se zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga paratë e  drogës së PS-së dhe Ramës, sepse këtë gjë e  ka thënë "Zëri Amerikës"! Kjo mbasi i pranuan dhe i firmosën vetë dhe ishin në pushtet vetë! Kjo mbas dy viteve që ishin në gjumë vetë! Kështu thanë dhe në 2013-tën mbas disa kohe dhe pse ishin vetë në pushtet! Këtyre tipave zgjedhjet jua blejnë socialistët! Pra populli demokrat ju shet votën e tij parelinjve socialistë! Pra si deduksion demokratët sheshin votën që e blejnë socialistët? Sepse sipas tyre "socialistët blejnë vota"! Janë blerës vote pra! Paguajnë për votën! Më shumë fyejnë demokratët, popullin shqiptar se Ramën me socialistët - por hajt se jemi mësuar me të tilla marrëzi fjalësh që politika i ka të vetat kudo!  Po bëj sikur pranoj se socialistët kanë ardhur në pushtet në saj të shpenzimit të parave! As që diskutoj se në 2013-tën erdhën se Berisha e kishte kalbur fare, por dhe në 2015-tën e po ashtu në 2017-tën se Basha ishte dhe është një person jashtë çdo dyshimi i pa aftë të bëjë Kryeministrin kur ka vërtetuar se nuk ka bërë si Kryetar Bashkie! Por po them se "po e besoj" se Rama blen votat!  Ndërkohë që Basha vazhdon marrëzinë, budallallëkun dhe padrejtësinë e grabitjes së pushtetit!

 

Ai do të marrë pushtet të grabitur, të marrë me forcë, me detyrim ashtu sikundër bëri në 2017-tën me çadrën dhe sot me shishet molotov dhe kërcënimet jo vetëm për luftë civile, por të faktorit ndërkombëtar!  Kërkon të çojë në skaj forcën dhe dhunën, e cila nuk është asgjë tjetër po imponimin i barabartë me grabitje të pushtetit!  Sforcimi në dhunë i shoqërisë, mbushja e saj me dhunën në bulevard e televizione si në demostrim dhe akuza të dhunshme është detyrim për të lënë pushtetin ose fare qartë një mënyrë për të grabitur pushtet qoftë me marrëveshje imponuese dhune në fund! Kur nuk funksionon drejtësia në Shqipëri! Sepse përndryshe shumë syresh në PD dhe LSI do të ishin mbas hekurave për "bëmat" e tyre dhe të thënat anti kushtetuese dhe kërcënuese! Janë mësuar të grabisin pushtet! Asnjëherë nuk kanë fituar normalisht (përjashto ’92-shin) por vetëm duke grabitur ose duke jua lënë, ose falur socialistët si në vitin 2005! Janë mësuar të grabisin pushtet dhe nuk duhen lejuar sidomos nga drejtësia e nesërme e cila duhet bërë nga të huajt! Me grabitësit e pushtetit nuk ka pakte në kurriz të drejtësisë së mbetur ose asaj të fillimit normal! Grabitësit e pushtetit janë shumë më të këqinj se sa ata që blejnë pushtet dhe vota! Grabitësit janë të përhershëm, kurse blerësit do të shuhen me rritjen e kulturës politike dhe ndërgjegjes së shoqërisë ndaj ligjit dhe vetes! Grabitësit e pushtetit nuk korrigjohen kurrë! Asnjëherë! Ato janë brigandë e grabitës dhe e kanë vendin vetëm në burg! Ato janë jo kompatibël me demokracinë dhe biles janë kundra!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0