Eurozona dhe Kriza
Ekonomia e Eurozonës u tkurr me ritme drastike...
Ekonomia e Eurozonës u tkurr me ritme drastike në tremujorin e parë teksa pandemia e Covid-19 i detyroi vendet të mbyllen.
Një vlerësim i parë i GDP-së midis janarit dhe marsit tregoi një tkurrje prej 3.8%, më e madhe sesa gjatë krizës financiare. Shifrat e veçanta zbuluan një rënie të madhe të aktivitetit ekonomik në Francë dhe Spanjë për të njëjtën periudhë. Në Gjermani, papunësia është rritur megjithëse mbetet relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.
Të mërkurën, SHBA zbuloi se ekonomia e saj kishte pësuar tkurrjen më të rënda për më shumë se një dekadë, pasi GDP-ja u tkurr me një normë vjetore prej 4.8% në tremujorin e parë të vitit.
Të enjten, shifrat nga Departamenti i Punës i SHBA-së treguan se 3.8 milion më shumë amerikanë paraqitën kërkesat për përfitime të papunësisë javën e kaluar. Kjo është rritja më e ulët javore për një muaj, por gjithsesi shumë e lartë, duke sjellë në rreth 30 milion vende pune të humbura gjatë pandemisë.
“Rënie e lirë”
Andrew Kenningham nga Capital Ekonomy e quajti lajmin një fryrje të të dhënave që “konfirmon se ekonomia e eurozonës ka qenë në rënie të lirë”. Në rastin e Francës, rënia prej 5.8% në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) ishte më e madhja që seria tremujore ka regjistruar, që kur filloi të matet në 1949. Dy ekonomi të tjera të mëdha kanë publikuar vlerësimet e para: Spanja pati një tkurrje prej 5.1% ndërsa ekonomia e Italisë u tkurr me 4.7%.
Shifra për eurozonën në tërësi ishte më e moderuar. Deri më tani, shumica e vendeve individuale evropiane nuk kanë publikuar vlerësime kombëtare. Kjo vlen edhe për më të madhin prej tyre, Gjermaninë. Pasi shifrat e reja për tregun gjerman të punës kanë filluar të tregojnë ndikimin e pandemisë. Claus Vistesen nga Pantheon Makroekonomia tha se lajmet për tregun e punës në Gjermani ishin “të këqija, por do të kishin qenë katastrofike pa planin Kurzarbeit”.
Paralajmërimi i rritjes
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde tha se rënia e mprehtë në aktivitetin ekonomik të eurozonës në prill, “sugjeron se ndikimi i pandemisë ka të ngjarë të jetë edhe më i rëndë në tremujorin e dytë.”
Ajo paralajmëroi se rritja ekonomike e eurozonës mund të bjerë midis 5% dhe 12% këtë vit, “varësisht nga kohëzgjatja e masave të kontrollit dhe suksesi i politikave për të zbutur pasojat ekonomike për bizneset dhe punëtorët”.
Zonja Lagarde shtoi se BQE ishte plotësisht e përgatitur për të rritur masat e ndihmës që të lehtësohet barra e pandemisë, për “aq sa do të ishte e nevojshme dhe për aq kohë sa do të duhej”.
Comments (0 posted)
Post your comment