Kroacia dhe Shqipëria së shpejti në NATO
Shqipëria dhe Kroacia presin të behën anëtare me të drejta të plota në NATO në samitin e Aleancës, që do të mbahet në muajin prill.
Klosi News
Deklarata u bë në Zagreb nga ministrat e mbrojtjës të të dy vendeve. Shqipëria dhe Kroacia, sipas tyre, shpresojnë që proçesi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në Aleancë, të plotësohet në muajin mars. Ministri Oketa dhe kolegu i tij Vukeliç u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e tyre në kuadër të Kartës së Adriatikut. Ata u shprehën të gatshme ta përçojnë këtë nisme edhe Bosnje e Hercegovinës e Malit të Zi. Oketa nisi dje vizitën e tij dyditore në Kroaci, me një takim me presidentin e vendit Stipe Mesiç.
Sllovenia voton sot ratifikimin e hyrjes së Shqipërisë në NATO
Parlamenti slloven sot do të votojë për ratifikimin e Protokollit për hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Të gjitha partitë parlamentare, përveç asaj të djathtë, Partia Nacionale dhe Partisë Popullore Demokristiane, paraprakisht e kanë mbështetur ratifikimin, ndërkohë që Protokolli pritet të miratohet me shumicën e duhur prej dy të tretave. Kroacia bashkë me Shqipërinë, mori ftesë për hyrje në NATO në samitin e prillit të vitit të kaluar. Por marrëdhëniet slloveno-kroate u ashpërsuan muajve të fundit për shkak të konfliktit shumëvjeçar kufitar, ndërsa Lubjana i bllokoi negociatat për hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Comments (0 posted)
Post your comment