Veton Surroi dëshmon ne Hagë
Surroi ka dhene nje pershkrim te detajuar te genocidit serb, duke filluar qe nga hapat e para te Beogradit per rrenimin e Kushtetutes se Kosoves.
Publicisti Veton Surroi po deshmon ne gjykaten e Hages kunder gjeneralit serb Vlastimir Gjeorgjevic, i akuzuar per vrasjen dhe debimin e qindra mijera shqiptareve.
Surroi ka dhene nje pershkrim te detajuar te genocidit serb, duke filluar qe nga hapat e para te Beogradit per rrenimin e Kushtetutes se Kosoves.
Ish-kryetari i partise reformiste Ora ka permendur popullimin e Kosoves me refugjate serbe nga vende te ndryshme te ish-Jugosllavise, largimin me force te shqiptareve nga puna dhe mbylljen e shkollave shqipe dhe te Universitetit te Prishtines.
Gjeorgjevic, ish-zyrtar i Ministrise se Brendshme serbe, eshte i dyshuari i fundit qe do te perballet me procesin gjyqesor ne Hage per krimet e kryera gjate luftes ne Kosove ne vitet 1998-99. Nese shpallet fajtor ai mund te denohet me burgim te perjetshem.
Comments (0 posted)
Post your comment