Home | Politics | Vizat dhe Shqiptarët?!

Vizat dhe Shqiptarët?!

image
Brenda muajit Prill, Komisioni Europian do të bëjë një raport vlerësimi në bazë të së cilit varet edhe vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë. 


 

 

Komisioni Europian nuk ka paraqitur ende, Raportin në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Megjithate, sipas burimeve të BE-së, "Raporti i Komisionit do të hartohet gjatë këtij muaji dhe një rekomandim i mundshëm i tij nuk do të paraqitet para muajit Qershor"- shkruan "EUObserver".
"Sipas Traktatit të Lisbonës të BE-së, miratimi nga Parlamenti Europian është i nevojshëm edhe për të hequr regjimin e vizave për të dy vendet e Ballkanit. PE është i prirur në mënyrë të qartë për ta bërë këtë, por do të duhet të paktën dy muaj për të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtarë.

"Në fund ju takon vendeve anëtareve të BE-së të marrin vendimin final"- citon "EUObserver".
Diplomatët e BE presin që ekspertët e komisionit në raportin e tyre të Prillit të konfirmojnë se Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres drejt përmbushjes së standardeve të kërkuara për liberalizimin e vizave. "Referuar burimeve, Bosnja ndodhet në një pozitë më të mirë se sa Shqipëria. Për liberalizimin ne i përmbahemi meritave dhe përparimeve individuale dhe në këtë rast përparime ka Bosnja, pra shanset janë për Bosnjën dhe jo Shqipërinë"- citohet një diplomat i BE-së.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00