Presidenti Polak, tragjikisht, humbet jetën
Zoti Kaczynsky u zgjodh President në vitin 2005, pasi mundi në zgjedhjet presidenciale Kryeministrin aktual, Donald Tusk.
Presidenti polak, Lech Kaczynsky, bashkëshortja e tij, dhe një numër zyrtarësh të lartë të Polonisë humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit, ndersa i afroheshin aeroportit të Smolenskut, qytet në perëndim të Rusisë.
Aeroplani kishte në bord 97 persona gjithsej, është përplasur teksa përpiqej të ulej në një mot gjithë mjegull. Të gjithë personat që gjendeshin në aeroplanin e tipit Tu-154 s'kanë mbijetuar.Në mesin e viktimave janë dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Polonisë, Sllavomir Skrzipek, shefi i shtabit të ushtrisë, gjeneral Francizek Gagor, dhe zëvendësministri i jashtëm, Andrzej Kremer.
Presidenti po udhëtonte drejt Rusisë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Katinit.
Në Varshavë, Kryeministri i vendit ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Kabinetit, ndërsa flamujt janë ulur në gjysëm shtizë në Pallatin Presidencial.
Comments (0 posted)
Post your comment