Latest News
Bakoyannis së shpejti në Shqipëri
Kryesuesja e OSBE-së, Dora Bakoyannis, njëkohësisht edhe Ministre e Jashtme e Greqisë, më 9 shkurt do ta vizitojë Shqipërinë.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e OSBE-së në Tiranë, bëhet e ditur se ajo do të takohet me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe me drejtues politikë.
Pritet që gjatë këtyre takimeve, përveç të tjerash, do të diskutohet edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në.
Në fillim të kësaj jave, Dora Bakoyannis vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment