Home | Politics | Ballkan, kërcënim më i madh për Evropën në 2009

Ballkan, kërcënim më i madh për Evropën në 2009

image
Sfidat kryesore për stabilitetin do të vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i pakicës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, si dhe nga raportet jo të lehta në mesin e komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë, thuhet në raportin e Inteligjencës Kombëtare Amerikane, paraqitur para Kongresit.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Dennis Blair, ka paraqitur para Kongresit raportin me kërcënimet kryesore të sigurisë në botë. Ballkani gjithashtu ishte pjesë e raportimit.

Ngjarjet në Ballkan sërish paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin e Evropës gjatë vitit 2009, pavarësisht zhvillimeve pozitive të vitit të fundit, siç ishin shpallja paqësore e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, zgjedhja e udhëheqësve pro BE-së në Beograd dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO nga Shqipëria dhe Kroacia.

Sfidat kryesore për stabilitetin do të vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i pakicës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, si dhe nga raportet jo të lehta në mesin e komuniteteve në Bosnjë-Hercegovinë.

Më tej, raporti thekson faktin se mbi 50 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku përfshihen dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në vitet që vijnë, Prishtina do të varet nga ndihma e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, si dhe për sigurimin e integritetit territorial.

Beogradi hapur mbështet institucionet paralele të serbëve të Kosovës. Beogradi ka përdorur mjete politike dhe juridike për të sfiduar dhe zhvleftësuar sovranitetin e Prishtinës dhe për të kufizuar mandatin e EULEX-it, misioni i të cilit synon t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e policisë, drejtësisë dhe doganave shumetnike.

Kjo ka forcuar ndarjen de facto të Kosovës në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe në veriun e dominuar nga serbët. Një gjë e tillë ka frustruar ndjeshëm shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, prania e KFOR-it do të ndihmojë në pengimin e përhapjes së dhunës në shkallë të gjerë.

Sa i përket Serbisë, raporti i Drejtorit të Inteligjencës Amerikane, Dennis Blair, para Kongresit thekson se me gjithë faktin se udhëheqësit serbë përkrahin një të ardhme evropiane dhe presidenti Tadiq dëshiron përparimin e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sërish Beogradi nuk është i vullnetshëm për të hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës.

Beogradi vazhdon të shikojë nga Moska për ndihmë diplomatike lidhur me Kosovën dhe në këtë drejtim ishte dhe marrëveshja e përmbyllur së fundi me Rusinë në sektorin e energjisë. REL

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00