Home | Politics | Prof.R.Osmani kandidat ne Gostivar

Prof.R.Osmani kandidat ne Gostivar

image
Gjykata administrative ka aprovuar kandidaturën e Rufi Osmanit për Kryetar të Komunës së Gostivarit. 

Gjykata refuzoi vendimin e Këshillit Komunal Zgjedhor të Gostivarit, i cili një ditë më parë kishte hedhur poshtë kandidaturën e Osmanit duke e bazuar vendimin ne Kodin zgjedhor,në nenin 7, paragrafi 2 ,në të cilin thuhet se "‘të drejtë për t’u zgjedhur deputet, anëtarë këshilli dhe kryetar komune, ka çdo shtetas i Maqedonisë nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, me burg pa kusht, mbi 6 muaj".

Sipas gjykates, Këshilli Komunal Zgjedhor nuk ka marrrë parasysh përcaktimet e ligjit për amnisti, i cili ka hyrë në fuqi ditën e shpalljes , më datë 5 shkurt 1999. Prof.Rufi Osmani në vitin 1997, u dënua me 13 vjet e 8 muaj burg, për ngjarjet e njohura të Gostivarit dhe refuzimit të tij për të hequr flamurin kombëtar nga ndërtesa e Komunës. Ai qëndroi në burg për 9 muaj ndërsa më pas perfitoi nga amnistia.

Aktualisht,z.Osmani eshte pedagog ne UEJL,Tetovë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00