Home | Politics | Urime Kosovës

Urime Kosovës

image
Presidenti i Kosovës ka marrë letra urimi nga personalitete  të larta botërore.

Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II, dhe Sekretari Britanik i Punëve të Jashtme, David Miliband, kanë përgëzuar popullin e Kosovës në njëvjetorin e Pavarësisë. “Sot një vit më parë, një kapitull i ri i historisë u hap me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Që atëherë liderët kosovarë vendosën institucionet demokratike, miratuan ligje të rëndësishme, tejkaluan shumë pengesa dhe në mënyrë konstruktive punuan me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në letrën e Milibandit.


Presidenti amerikan, Barack Obama, ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe liderët në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës. Presidenti amerikan në letrën drejtuar Sejdiut thotë se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tutje Kosovën. “Derisa populli i Kosovës punon drejt një ardhmërie të përbashkët, unë dua të theksoj që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zërë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve”, thuhet në letrën e Obamës.

Gjithashtu,z.Sejdiu ka marrë urime edhe nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz. “Është kënaqësi për mua t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet tona më të përzemërta me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe t’ ju shpreh dëshirat më të sinqerta për mirëqenien tuaj personale si dhe prosperitetin e vendit dhe të gjithë qytetarëve tuaj”, thuhet në letrën e Presidentit të Konfederatës Zvicerane.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00