Clinton viziton Kinën
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se debatet me Kinën për të drejtat e njeriut nuk duhet të pengojnë përparimin në fusha të tjera.
Zonja Clinton mbërriti në Pekin sot në mbrëmje, ndalesa e fundit e turneut të saj në katër vende të Azisë.
Nesër ajo do të takohet me presidentin Hu Gjintao dhe kryeministrin Wen Jiabao.
Të dielën zonja Clinton do të marrë pjesë në një shërbesë fetare si edhe do të takohet me drejtues të shoqësirë civile atje.
Para se të shkonte në Pekin, Sekretarja Clinton shfrytëzoi vizitën në Korenë e Jugut që së bashku me Seulin t’i bënte thirrje Phenianit që të mos ndërmarrë veprimeve provokuese.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj jugkorean, ministrin e jashtëm Yu Myung-Hwan, të dy zyrtarët e lartë i bënë thirrje Phenianit që të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të rihapë dialogun me Seulin.
Kryediplomatja amerikane tha se Pheniani nuk do të mund të vendosë marrëdhënie të reja me Uashingtonin, përsa kohë që fyen Korenë e Jugut dhe refuzon ofertat për bisedime me ta.
Comments (0 posted)
Post your comment