Presidenti çek kritikon BE-në
Zoti Klaus tha se praktikat e BE-së i kujtojnë atij kohën e komunizmit, kur nuk lejohej opozita politike.
Presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, duke e krahasuar bllokun me 27 anëtarë me diktaturat e ish-Bashkimit Sovjetik.
Komentet e tij sot para Parlamentit Evropian bënë që disa ligjvënës të largoheshin nga salla. Republika Çeke ka aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Zoti Klaus tha se praktikat e BE-së i kujtojnë atij kohën e komunizmit, kur nuk lejohej opozita politike. Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk ka arritur të gjejë një përgjigje unike për krizën globale ekonomike.
Ai kritikoi në veçanti projekt-traktatin e ri të Bashkimit Evropian që do të krijonte postin e një Presidenti të përhershëm të BE-së, do të zgjeronte kompetencat e Parlamentit Evropian dhe do të kufizonte fuqinë e vetos për vendet anëtare.
Comments (0 posted)
Post your comment