Home | Politics | Bruksel: Heqja e vizave për Shqipërinë do të shihet pozitivisht

Bruksel: Heqja e vizave për Shqipërinë do të shihet pozitivisht

image
 Analistët besojnë se Belgjika si udhëheqësja e radhës e Brukselit do të sjellë progres në heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. 

 

 

 


Zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit dhe liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Presidencës së ardhshme belge të bllokut 27 anëtarësh. Kjo u konfirmua nga Kryeministri në largim belg Yves Leterme dhe ministri i Jashtëm Steven Van Ackere. Në konferencën për shtyp ku u pasqyruan dosjet e prioriteteve të presidencës në fusha të ndryshme, Brukseli garantoi se është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe ky proces do të shihet në mënyrë pozitive. Steven Van Ackere "Përsa i përket vizave ky proces është shumë i bazuar në merita, në progresin që do të tregohet në terren. Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e tyre dhe do e shohim procesin në një mënyrë pozitive. Mesazhi ynë për vendet aspiruese është 'Na ndihmoni që t'ju ndihmojmë'. Megjithatë në Bashkimin Europian nuk ka dyer të mbyllura. Kjo është politika e BE-së".

Analistët besojnë se Belgjika si udhëheqësja e radhës e Brukselit do të sjellë progres në heqjen e vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Problemet e hasura me azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët pas liberalizimit të vizave u dyndën në vendet e Shengenit kryesisht në Belgjikë dhe Suedi, besohet se nuk do të kenë asnjë ndikim në vendimmarrjen politike për regjimin e lirë të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Në konferencën për shtyp përfaqësuesit e Belgjikës sqaruan axhendën e tyre ekonomike dhe sociale si pjesë e masave që Europa do të marrë në këtë aspekt për tu' rimëkëmbur. Belgjika që merr çelësat e Bashkimit Europian më 1 korrik garanton se do të jetë një shembull në presidencën e saj europiane.
 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0