Home | Politics | Turqia,serish "superfuqi"

Turqia,serish "superfuqi"

image
"Që tani mund t’i shihni gjurmët e "sundimit" të cilat Turqia do t’i ndërtojë në rajonin e Perandorisë së dikurshme osmane", theksoi Fridman.

Turqia ka filluar ta përforcojë fuqinë në rajon dhe deri në vitin 2040 do të jetë superfuqia e vetme ne atë rajon dhe do të ketë pushtet ndaj vendeve të Perandorisë së mëparshme osmane, sipas parashikimit të udhëheqësit të agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike "Stratfor", Xhorxh Fridman, cituar nga gazeta "Sabah".


Gazeta thekson se është e domosdoshme t’i përkushtohet vëmendje këtij parashikimi, duke marrë parasysh se Fridman është udhëheqës i një prej qendrave më të rëndësishme për hulumtime strategjike në SHBA dhe është i afërt me Pentagonin.

"Që tani mund t’i shihni gjurmët e "sundimit" të cilat Turqia do t’i ndërtojë në rajonin e Perandorisë së dikurshme osmane", theksoi Fridman.

Ai pohon se ky proces tashmë ka filluar. Sipas tij, persa i përket vendeve islamike në rajon, ndikimi i Turqisë në ato vende pa ndërprerë po rritet dhe ajo ka filluat madje edhe të dominojë në rajon.

Fridman shton se Turqia po zhvillon lidhje me Shqipërinë dhe me Serbinë në Ballkan, ndërsa në Kaukaz ka ndërtuar aleancë të fuqishme me Gjeorgjinë dhe me Azerbejxhanin.

Ai vlerëson se Turqia ka dy veti karakteristike - ka ekonomi "të gjallë" dhe armatë shumë të fuqishme. Sipas tij, tani  ekonomia turke renditet ne vendin e 17-të, ndërsa sipas parashikimeve të tij, deri në vitin 2020 do të afrohet deri në vendin e 10-të sipas këtij treguesi.

Përparësia më e rëndësishme e Turqisë, sipas Fridman, është struktura e saj gjeografike. Udhëheqësi i agjencisë joqeveritare amerikane për hulumtime strategjike "Stratfor" mendon se Turqia posedon gjithçka është e domosdoshme, për t’u bërë fuqi rajonale dhe në rajon nuk ka vend tjetër të tillë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00