Shqiptarëve në “Maqedoni”, t’u njihet vetëvendosja...
Arma kryesore e mosndryshimit të gjendjes së varur nacionale, politike, juridike, kushtetuese dhe ekonomike të shqiptarëve në “Maqedoni”, është pa dyshim politika falimentuese shqiptare(pozitë – opozitë).
Mehdi Hyseni
Sipas Henry Kissinger-it, edhe shqiptarët në Maqedoni e gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes sikurse shqiptarët në Kosovë. Ky është plotësisht konstatim i qëndrueshëm, sepse ata sikur vëllezërit e tyre në Kosovë, e gëzojnë të drejtën historike dhe atë juridike ndërkombëtare që të kenë shtetin e vet, por kujt t’ia shpjegosh këtë të vërtetë, kur politika antishqiptare sllavomaqedone dhe ajo kolaboracioniste ua mohon një të drejtë të këtillë të ligjshme.
Kjo është miopia dhe fatkeqësia e simetrisë politike sllavomaqedone dhe kolaboracioniste qeveritare, e cila, nëse nuk ndryshon ligjet dhe Kushtetutën diskriminuese të Republikës së Maqedonisë, si dhe qëndrimet e pikëpamjet e deritashme në marrjen në konsideratë të kërkesës legjitime për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, nuk ka asnjë dyshim se një politikë e tillë, do të çojë jo vetëm në shthurjen totale të “Maqedonisë”, por edhe në një konflikt të ri të armatosur dhe të përgjakshëm në Ballkan, ashtu siç ka konstatuar në mënyrë eksplicite, edhe Prof.Dr. Henry Kissinger më 17 maj 2008, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Politika karrieriste, kulltukofagiste, politika e biznesit personal, fisnor, grupor, lokalist, mahallor, partiak, korrupcionist, përçarja dhe urrejtja deri në armiqësi…, etj., nuk i shpëtojnë shqiptarët nga enciklopeditë, nga historitë dhe nga gjeografitë antishqiptare, të shkruara, të publikuara dhe të praktikuara nga regjimi sllavomaqedon, me qëllim të mohimit të identitetit tërësor të gjenezës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Mirëpo, me gjithë statusin ekzistues kolonial, shqiptarët, as nën Maqedoni, as në Anamoravë, as në Çamëri, e as nën Mal të Zi, nuk duhet t’i humbasin shpresat, të zhgënjehen dhe të bien në defetizëm se, me humbjen e shtetit të tyre të dikurshëm “kanë humbur gjithçka”!
Jo, derisa ata e kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar shqiptar, nuk kanë humbur “PA SHENJË, PA DOKË” (si thotë populli), sepse, së shpejti do të jenë në gjendje, që ta ribëjnë shtetin e tyre të përbashkët-Shqipërinë e Ribashkuar. Ndryshe, sikur të kishin humbur identitetin e tyre, çdo gjë do të kishte përfunduar në favor të armiqve kolonialist të sllavëve pushtues të Ballkanit.
Paradoksi-simetria politike
Arma kryesore e mosndryshimit të gjendjes së varur nacionale, politike, juridike, kushtetuese dhe ekonomike të shqiptarëve në “Maqedoni”, është pa dyshim politika falimentuese shqiptare(pozitë – opozitë).Fatkeqësisht veç gjetjes së gjuhës së përbashkët politike me pushtetin shtetëror sllavomaqedon, verbërazi dhe për interesa komerciale etj., ndihmohet edhe nga disa masmedia proqeveritare sllavomaqedone.
Pse përfaqësuesit më të lartë zyrtarë të qeverisë sllavomaqedone nuk po pranojnë modelin paqësor të federalizimit të “Maqedonisë” (që është e vetmja formulë e shpëtimit të kësaj ngrehine artificiale të jugosllavizmit të Titos), në mënyrë që me kompromis dhe me dialog demokratik, t’i zgjidhnin problemet ekzistuese me palën shqiptare, kjo fare nuk është e befasueshme. Mirëpo, është e diskutueshme pse të gjitha partitë politike shqiptare si në pushtet, ashtu edhe ato jashtë pushteti, nuk kërkojnë me këmbëngulje federalizimin e “Maqedonisë”, ose opsione të tjera për të dalë nga “balta e gjallë” e politikës dhe e praktikës së regjimit aktual sllavomaqedon?!
Me arna, të besatuar me “maqedonët” që të mos i humbisnin kolltukët e tyre të mëndafshta si meritë e kolaboracionizmit, me diskreditime mbi bazën bajraktariste fisnore, me karrierizmin e sëmurë, me bërryla, me shantazhe, me përçarje, me mashtrime dhe me urrejtje mes njëri-tjetrit, nuk mund të korrigjohen, as të vihen jashtë përdorimit enciklopedia, historia dhe gjeografia bullgaromadhe me përmbajtje antishqiptare!
Po, edhe sikur sllavomaqedonët, t’i kenë korrigjuar dhe, t’i kishin hedhur në pleh të gjitha ato tekste shkollore, si dhe enciklopedinë e falsifikuar antishqiptare, problemi i shqiptarëve ngelet sërish i pazgjidhur, nëse shqiptarëve në “Maqedoni” nuk u njihet e drejta e vetëvendosjes, ashtu sikurse shqiptarëve në Kosovë.
Refuzimi i modelit të federalizmit imponon vetëvendosjen imediate!
Duke qenë se si qeveria dhe parlamenti sllavomaqedon, ashtu edhe partitë politike shqiptare, të cilat janë vetëm dekor dhe imitim deklarativ i respektimit të së drejtave dhe i lirive të shqiptarëve nën “Maqedoni”, deri tani kanë gjetur gjuhë të përbashkët që asgjë të mos ndryshojnë nga status quo-ja e politikës, e ligjeve dhe e Kushtetutës diskriminuese antishqiptare, duke i mbajtur ende peng dhe, duke i trajtuar shqiptarët si “minoritet” dhe si qytetarë të rendit të dytë, ka ardhur koha që shqiptarët nën “Maqedoni”, të organizohen dhe të njësohen rreth një subjekti të ri politik paqësor shqiptar, i cilid do të duhej të parashtronte këto dy kërkesa: 1) Njohjen e mëvetësisë dhe të vetëvendosjes së pjesës së kombit shqiptar në “Maqedoni”, ashtu sikurse pjesës së kombit shqiptar në Kosovë më 17 shkurt 2002, ose 2) Ribashkimin me Shqipërinë Etnike.
Mosfederalizimi i “Maqedonisë”, së shpejti, do të passjellë domosdonë e kërkesës së ligjshme dhe legjitime të shqiptarëve për realizimin e së drejtës së vetëvendosje së plotë, ose të ribashkimit të tyre me Shqipërinë Etnike. Nuk ka alternativë tjetër politike. Vetëm këto dy opsione racionale dhe të domosdoshme, do t’u jepnin fund kolaboracionizmit, mashtrimeve, tradhtisë dhe kukamave të përditshme kundër padrejtësive dhe sundimit të egër shtypës së regjimit sllavomaqedon mbi shqiptarët.
Gjenealogjia e dyshuar e “maqedonëve”, nuk mund të justifikohet me kolonizimin dhe me gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve autoktonë, dhe me pushtimin e territoreve të tyre, që i përkasin Shqipërisë Etnike!
Për falsitetin e gjenetikës së “kombit” dhe të “shtetit maqedon” kemi shkruar sa herë, mirëpo, “maqedonët” (as shkenca e as politika e tyre) kurrsesi të binden se janë një konglomerat i asimiluar etnik, ata ende këmbëngulin në tezën e sofistikuar historike dhe politike se, kinse “i përkasin Maqedonisë Antike” të Aleksandërit të Madh, gjë që kjo është një e pavërtetë sui generis ngaqë ata i përkasin kombit bullgar, nuk kanë kurrfarë lidhjeje historike trashëgimie me maqedonët e lashtë të Maqedonisë Antike.
Se “maqedonët” e sotëm janë me origjinë bullgare-sllave, këtë e kanë provuar edhe shumë studime të autorëve të ndryshëm ballkanikë, evropianë dhe botërorë.
Në favor të tezës se, “maqedonët janë bullgarë”, po citojmë edhe këtë vlerësim aksiomatik të ish-kryedimplomatit-sekretarit shtetëror të SHBA-ve, të shkencëtarit dhe profesorit të shquar amerikan të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare, Prof.Dr. Henry Kissinger: “Sllavët në Maqedoni, të cilët, pothuajse ekskluzivisht janë bullgarë, do t’i ngrejnë kërkesat e tyre...Një objektivë u arrit në Kosovë, kjo do të hapë kaptinën e Maqedonisë, sepse në Maqedoni ka 800.000 mijë shqiptarë dhe, kjo do të jetë problem që atyre t’u mohohet ajo që tani u është njohur shqiptarëve në Kosovë.” (Shih:Henry Kissinger considers Skopjans as Bulgarians and warns of tragedy in Balkans./wordpress/2008/05/17/).
Fundja, sa “maqedonët” janë bullgarë, këtë e provon edhe pajisja e qindra e mijëra “maqedonëve” me pasaporta të Republikës së Bullgarisë. Ndryshe, po të mos kishin qenë me prejardhje bullgare, nuk do të pranonin pasaportat e shtetit bullgar.
Comments (0 posted)
Post your comment