Home | Politics | Zgjedhjet lokale më 8 Maj

Zgjedhjet lokale më 8 Maj

image
Një ndër sugjerimet e fundit të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të vitit të kaluar, ishte pikërisht rregullimi i kodit zgjedhor. 

 

 


 
 
 


Presidenti Topi ka vendosur datën e zgjedhjeve vendore ditën 8 Majit 2011. "Duke zbatuar detyrën kushtetuese, dhe faktin se afati për dekretimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore është duke përfunduar, brenda kohës që parashikon ligji, presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore, që pritet të jetë data 8 maj 2010. Sipas nenit 92 të Kushtetutës, në pikën (gj) të tij, Presidenti ...cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve... Ndërkohë që Kodi Zgjedhor i Republikës parashikon në nenin 8 se zgjedhjet mund të mbahen në pranverë ose vjeshtë. Në nenin 10 të Kodit, parashikohet dekretimi i datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor nga Presidenti i Republikës. Presidenti duhet të dekretojë caktimin e datës së zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj përpara përfundimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë.
Pavarësisht se data e zgjedhjeve tani po merr formë të prerë për të qenë, si e Diela e 8 Majit të vitit të ardhshëm, dy forcat kryesore politike nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar ligjin elektoral në Shqipëri.
Një ndër sugjerimet e fundit të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të vitit të kaluar, ishte pikërisht rregullimi i kodit zgjedhor. PS, edhe nga deklarimet e fundit e ka kushtëzuar fillimin e punës për reformën zgjedhore pikërisht me hetimin e zgjedheve të 2009. "Pa u hapur kutitë, nuk ka ecje përpara të procesit", deklarojnë zyrtarët socialistë. PD nga ana e saj, nuk toleron për kutitë e votimit, ndërkohë që nëpërmjet një letre të Astrit Patozit, kreut të grupit të PD, i ka kërkuar socialistëve që për kutitë, si ato të materialeve zgjedhore ashtu edhe ato të votimit, të drejtohet në Komisionin e Venecias. Kjo është një gjë e papranueshme për PS, e cila nuk i ka dhënë viston demokratëve për zhvillimin normal të punimeve të kuvendit, duke e kushtëzuar sërish pjesmarrjen në të për të marrë pjesë në punimet e kuvendit, por për të mos votuar ligjet. Gjithsesi, gjithçka pritet të qartësohet me fillimin e punimeve të Kuvendit ditën e sotme, ku palët do të ulen në tryezë me oferta konkrete.
 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00