Clinton viziton Kosovën
Vizita e sekretares amerikane në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan. Ajo ka vizituar të martën Bosnjën dhe Serbinë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka arritur në Kosovë. Ajo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës sot rreth orës 11:13 minuta.
Sekretaren amerikane të shtetit në Aeroportin e Prishtinës e kanë pritur ambasadori Christopher Dell dhe ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni. Sekretaren amerikane të shtetit e ka pritur edhe Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Clinton do të takohet me ushtruesin e detyrë së presidentit të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
Clinton do të vizitojë edhe Manastirin e Graçanicës.
Vizita e sekretares amerikane në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan. Ajo ka vizituar të martën Bosnjën dhe Serbinë.
Pas Prishtinës, Clinton do të qëndrojë në Bruksel, për takime me zyrtarët më të lartë evropianë dhe të NATO-s.
Comments (0 posted)
Post your comment