Home | Politics | 12 Dhjetor, zgjedhjet në Kosovë

12 Dhjetor, zgjedhjet në Kosovë

image
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një deklaratë për shtyp ka informuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë vend do të mbahen më datën 12 Dhjetor 2010.

 

 

 

 

 

Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Kuvendi votoi me 66 vota pro mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Thaçi. Krasniqi informoi se ditën e djeshme është dekretuar ligji për zgjedhjet. "KQZ të marrë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve. Shfuqizohet vendimi i mëparshëm që parashikonte zhvillimin e votimeve më 13 shkurt”, theksoi Krasniqi. Ai deklaroi se ky vendim është marrë pas rënies së qeverisë gjatë mocionit të votuar sot në parlamentin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit ushtron në këtë kohë edhe detyrën e presidentit të vendit që pas dorëheqjes nga ky post i Fatmir Sejdiut.

Tensionimi i situatës politike në vend dhe kriza institucionale disa javësh ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike. Megjithëse, LDK mohon të jetë shkaktare e krizës institucionale, ish partneri në koalicion PDK e akuzon këtë parti se është shkaktare e krizës në vend për interesa të ngushta partiake e personale. Koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është vlerësuar nga analistë politikë si koalicion i panatyrshëm, ndërkaq brenda LDK-së gjithnjë ka pasur zëra për largimin e LDK-së nga Qeveria.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0