“Opozita e Bashkuar” fillon protestat
"Protestat, e vetmja rrugë për daljen e vendit nga kriza, pasi vendi është kapur në krizë të gjithanshme", tha Ngjela.
Ditën e sotme do të fillojnë protestat kundër qeverisë nga Elbasani të Partisë Socialiste dhe aleatëtëve e saj në opozitë kundër qeverisë. Protestat u paralajmëruan muaj më parë nga selia rozë e cila deklaroi se maxhoranca nuk ka pranuar ofertat e saj për zgjidhjen e krizës politikë në vend. “Sot, në orën 17:00 të pasdites, në sheshin mes godinave të bashkisë dhe prefekturës në Elbasan, PS dhe aleatët e saj, nisin fushatën e re të protestave për transparencën zgjedhore dhe për këtë qëllim është siguruar edhe leje e posaçme nga organet kompetente”, kanë thënë burimet zyrtare nga PS. Pas protestës së sotme në qytetin e Elbasanit, PS bën me dije se do të ftojë qytetarët në protesta të tjera në qytetet kryesore të vendit.
Comments (0 posted)
Post your comment