Ambasadori i shumëpritur, mbërrin në Tiranë
Sot, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z.Aleksandër Arvizu ka mbërritur në Tiranë.
Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, është shprehur se miqësia e konsoliduar e popullit shqiptar dhe atij amerikan do t’ia lehtësojë punën dhe sfidat që e presin në Tiranë. Ai u shpreh se ndjehej i nderuar që është përzgjedhur Ambasadori i ri i SHBA këtu në Shqipëri. “Jam shumë mirënjohës që Presidenti Obama dhe Sekretarja Klinton më zgjodhën mua për këtë nder të madh. Jam shumë i ndërgjegjshëm për faktin se shkel në gjurmët e disa paraardhësve të jashtëzakonshëm që kanë qenë këtu 20 vitet e fundit, që nga rivendosja e marrëdhënieve. Flas sigurisht për paraardhësin tim të nderuar Xhon Uidhers, por jo vetëm për të, edhe shumë të tjerë para tij. Shpresoj vetëm që të mund të vazhdoj në gjurmët e trashëgimisë që ata kanë lënë”, tha diplomati i SHBA, pasi mbërriti në aeroportin e Rinasit.
Po ashtu ai shtoi se është i porsaardhur në këtë rajon dhe ka shumë për të mësuar, por u shpreh gjithashtu se ndjehej tepër i emocionuar për këtë mundësi. “Di se ka shumë punë për të bërë. Jam i ndërgjegjshëm se jo gjithçka ka për të qenë e lehtë, por më shumë se çdo gjë pres me padurim të takoj popullin e mrekullueshëm shqiptar. Do të ketë shumë punë për të bërë këtu në kryeqytet dhe pashmangshmërisht ambasadorëve u duhet të kalojnë shumë kohë në kryeqytet. Jam i sigurt që ka shumë vende të mrekullueshme këtu. Më shumë se çdo gjë tjetër, pres të udhëtoj në këtë vend të bukur, në vende si Gjirokastra, Shkodra, Liqeni i Ohrit, Saranda, Vlora".
Comments (0 posted)
Post your comment