Latest News
Zgjedhjet, të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës
“Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Feith, duke iu uruar komisionerëve dhe vëzhguesve punë të mbarë.
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë, Pieter Feith, ka përshëndetur të dielën hapjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
“Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Feith, duke iu uruar komisionerëve dhe vëzhguesve punë të mbarë.
Edhe përfaqësuesit tjetër të institucioneve ndërkombëtare si dhe disa ambasadorë të vendeve perëndimore të akredituar në Prishtinë, u bënë thirrje politikanëve kosovarë që të qëndrojnë larg qendrave të votimit, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, fer dhe demokratik. /Telegrafi/
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment