Opozita e Bashkuar do të rinisë protestat
Ngjela: Qeveria, një bandë kriminale, rrezik i madh për qytetarët.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme aleatët për të diskutuar për krizën politike si dhe për aksionin e saj politik në ditët në vijim, duke përfshirë Këtu de diskutimin për skandalin e fundit në politikë ku ish ministri i Ekonomisë Ilir Meta implikohet drejtpërsëdrejti në afera të rënda korruptive. Opozita e Bashkuar, duke e konsideruar përmbajtje ne videos si personifikim të të gjithë qeverisë, thelbin aktual të politikës shqiptare dhe vërtetim të degradimit të pushtetit gjyqësor dhe se kjo video tregon fytyrën e kësaj qeverie të kapur nga korrupsioni. Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar Sparta Ngjela iu drejtua popullit për largimin imediat të qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme. “Opozita i drejtohet popullit shqiptar për largimin e menjëhershëm të kësaj qeverie, zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur dhe krijimin e kushteve normale për rifunksionimin e sistemit demokratik në Shqipëri”, deklaroi Spartak Ngjela.
Dhe një herë Ngjela ka theksuar se brenda kësaj videoje nuk është vetë një person i vetëm i implikuar, por një qeveri e gjitha e cila vërteton dhe degradimin e pushtetit gjyqësore. “Video e shfaqur për zv. kryeministrin aktual nuk është një rast i shkëputur dhe as i vetëm, është kuidesenca e një qeverie që abuzon me pushtetin e dalë nga manipulimi i zgjedhjeve. E gjithë përmbajtja e videos është fytyra dhe profile normal i qeverisë aktuale. Nuk është një njeri, nuk është një zëvendës kryeministër, por është totalisht një qeveri brenda në atë video. Shikojeni me vëmendje, atje janë përqindjet, atje janë doktorë, atje cenohet rëndë dhe vërtetohet dhe degradimi i pushtetit gjyqësor. Aty është kuidesenca aktuale e Shqipërisë politike”, ka theksuar kreu i PLD.
Pas takimit me Ramën, Ngjela ka deklaruar se Opozita e Bashkuar do nisë protestat popullore, ku synimi i vetëm do jetë largimi i kryeministrit Berisha nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të largojnë nëpërmjet votës qeverinë që ka vendosur sistemin diktatorial në vend. Sërish duke iu drejtuar popullit, u ritheksua zhvillimi i protestave masive. “Në të gjithë vendet demokratike, përballë një situate të tillë, çështjen e zgjidh populli. Edhe në Shqipëri, ne jemi të gatshëm dhe do t’i ofrojmë popullit opozitar, të gjithë shqiptarëve që e konceptojnë në rrezik jetën e tyre, sistemin dhe vetë demokracinë, përpara për t’a shkatërruar totalisht këtë qeveri, e cila funksionon kriminalisht! Do të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur protesta masive në gjithë Shqipërinë”, u shpreh përfaqësuesi i opozitës së Bashkuar. “Opozita e Bashkuar do të nisë së shpejti protestat popullore, ku largimi i qeverisë do të kërkohet me zgjedhje të parakohshme”, është shprehur Ngjela. Në tryezë kanë marrë pjesë krerët e partive aleate me opozitën si Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale, Nard Ndoka i Partisë Demokraistine, Skënder Gjinushi i Partisë Socialdemokrate si dhe ish deputeti Preç Zogaj.
Opozita e Bashkuar është shprehur se protestat për rrëzimin e qeverisë do të jenë më tepër radiale se herët e tjera, duke shprehur në këtë mënyrë një pjesëmarrje më të lartë të popullsisë. Në këtë kontekst përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar do të vendosin ditën e sotme gjatë takimin të Asamblesë Kombëtare të PS dhe për strategjinë që do të ndjekin për ecurinë e protestave. Opozita e Bashkuar sot do të vendosë se në cilin qytet do të fillojnë këto protesta, pas shumë të tillave që janë mbajtur kryesisht në qytetin e Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Pogradecit. Protesta përfundimtare pritet që të mbahet para zgjedhjeve të majit në qytetin e Tiranës.
Comments (0 posted)
Post your comment