KE: Hetojeni vetë videon
KE: I takon Shqipërisë tashme të dëshmojë se sistemi i tyre ligjor i ka të gjitha mjetet për ta trajtuar në një rrugë të ndershme dhe efikase këtë çështje"...
Komisioni Europian ka reaguar sërish ndaj çështjes së hetimit të videos. Reagimi i tyre vjen pasi prokuroria shqiptare ka kërkuar asistencë nga jashtë për videon. Komisioni Europian ka deklaruar se Shqipëria duhet ta hetojë vetë videon. "Komisioni Europian nuk mund të ndërhyjë në një lloj të tillë kërkese afatshkurtër, siç është bërja e ekspertizës së një videoje. I takon Shqipërisë tashme të dëshmojë se sistemi i tyre ligjor i ka të gjitha mjetet për ta trajtuar në një rrugë të ndershme dhe efikase këtë çështje", ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Europian e pyetur nga televizioni Top Channel. Për t'u kuptuar sa më mirë vërtetësia dhe ironia brenda kësaj përgjigjeje, vlen të theksohet se pjesa më e madhe e buxhetit europian për Shqipërinë shkon, ndër vite, në ndërtimin e institucioneve shqiptare, e kryesisht për forcimin e kapaciteteve të atyre institucioneve që merren drejtpërdrejt me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Këtu përfshihen edhe mjetet e ndryshme teknike të ofruara nga BE, si dhe trajnimet e panumërta për raste të tilla apo dhe për raste të tjera hetimesh më të komplikuara se ai i origjinalitetit të një videoje.
Comments (0 posted)
Post your comment