BE,OSBE,SHBA: Jo, dhunës!
Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë, Prania e OSBE, dhe ShBA në Shqipëri shprehin keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Nëpërmjet një reagimi për shtyp ata kanë deklaruar njëzëri se dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur.
“Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”, përfundon deklarata e tyre.
Comments (0 posted)
Post your comment