"Amnesty International": Të hetohen vrasjet
"Policia ka të drejtë që të mbajë qetësi dhe të mbrojë publikun por ata nuk duhet të përdorin forcë të dhunshmë kundrejt atyre që kanë të drejtë ligjore për të protestuar"...
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Amnesty International" i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të hetojë vdekjen e tre personave gjatë demonstratës kundër qeverisë në kryeqytetin shqiptar.
Protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e qeverisë janë raportuar të kenë hedhur shkopinjë dhe gurë drejt ndërtesave të qeverisë, ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotësjellës, plumba gome dhe me shkopinjë gome.
"Policia ka të drejtë që të mbajë qetësi dhe të mbrojë publikun por ata nuk duhet të përdorin forcë të dhunshmë kundrejt atyre që kanë të drejtë ligjore për të protestuar", është shprehur Andrea Huber, nën-drejtoresha e "Amnesty International" për Europën dhe Azinë Qëndrore.
Protestuesit raportuan gjithashtu që dëgjuan të shtëna. Zyrtarët shqiptarë bënë të ditur se 3 persona vdiqën gjatë demonstratës të cilët morën goditje nga distanca të afërta dhe me armë të lehta. 17 policë dhe 21 protestues u plagosën, përmbyll "Amnesty International".
Comments (0 posted)
Post your comment