Latest News
Shqiperia aplikon per ne BE
Vendimi për të paraqitur në datën 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, ka shpjeguar kryeministri shqiptar, është një vendim gjerësisht i konsultuar dhe jo i njëanshëm.
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, ku krahas ministrave të kabinetit qeveritar, ishin të pranishëm dhe drejtues të institucioneve dhe agjencive kryesore të shtetit, bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur, në 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.
"Sot, në këtë mbledhje, ne informojmë shqiptarët për një vendim të një rëndësie historike që ne marrim, për të paraqitur zyrtarisht, në datën 28 prill, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian, ka thënë Berisha.
"Duhet t’u bëjmë të ditur qytetarëve shqiptarë se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare. Pikëpamja e qeverisë shqiptare per procesin e anëtarësimit në BE është i pandalshëm dhe ka gjetur mbështetje", ka nënvizuar Berisha.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment