Home | Politics | Sikur të isha Presidente…

Sikur të isha Presidente…

image
- Nuk do të  lejoja që  ; Komisionet e ndryshme europiane të  Brukselit apo të  ambasadave mike të  Shqiperisë  të  silleshin si të  Zotët e shtëpisë  në  Shqipëri.

 

 

 

 

Nga  Drita Klosi

 

 

Sikur të isha Presidente…


- Do të  shpërndaja urgjentisht Parlamentin shqiptar me motivin : Për tradhëti kombëtare;  dhe do të akuzoja Kryetaren e Parlamentit, Kryetarin  e Grupit Parlamentar të  shumicës si edhe Kryeministrin.

- Do të  bëja atë që  bëri Skënderbeu në  1444 në  Lezhë , Bashkimin Kombëtar.

- Do të  kërkoja Bashkimin urgjent  me Kosovën e Çamërine edhe në  Letër.

- Do të  publikoja vendimet që   u morën në  Traktatin e Londrës të  vitit 1913, për copëtimin e Shqipërisë.

- Do të  kërkoja nga shtetet që  morën pjesë  në  copëtimin e Shqipërisë   më  1913, në   Londër, për copëtimin e Shqipërisë, të  kërkojnë   falje publike dhe të dëmshpërblejnë  Shqipërinë  për  dëmet kolosase që  i shkaktuan asaj.

- Do t’i kërkoja  Presidentit grek, në  lidhje me Ligjin e Luftës,  që   Greqia  ka me Shqipërinë; nëse ai ligj ekziston, të  shpallet i pavlefshëm, në   rast  të  kundërt,  të  vendosim atëherë, edhe ne  Ligjin e Luftës me Greqinë.

- Kështuqë  , nuk na duhet ta blejmë  hyrjen në  Europë  nëpërmjet grekut duke tradhëtuar kombin.

- Do të  merrja kontakte me Presidentin maqedonas që , nqse Maqedonia kërkon të  mbijetojë  në  këto kohëra të vështira, të  mbështetet tek popullsia shqiptare  autoktone që  jeton në  shtetin maqedon, në  të  kundërt, ujqërit grekë  dhe bullgarë  janë  gati ta shqyejnë   atë , Maqedoninë .

- Do të  kontaktoja  Presidentin serb, që  t’i lëshojnë   trojet autoktone shqiptare  në   shtetin e tyre serb. Kjo kërkesë  do të  jetë  konstante.

Dhe së  fundi, sikur të  isha Presidente :

- Nuk do të  lejoja që  ; Komisionet e ndryshme europiane të  Brukselit apo të  ambasadave mike të  Shqiperisë  të  silleshin si të  Zotët e shtëpisë  në  Shqipëri.

- Sigurisht, Ne do të  jemi dashamirës me ta dhe kemi nevojë   për mbështetjen  e tyre, por të  mos harrojmë  se Shqipëria e ka një zot të  vetin, që  është  populli shqiptar.
      

 Ju falemnderit!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00