Sikur...
Kuptohet– të lobosh për një grup apo Parti - falas- pa pagesë – është ca e vështirë të besohet, aq më tepër në Shqipërinë e sotme?!
Drita Klosi
Më pëlqen që përfaqesuesit e Forumeve Europiane harxhojnë kohë dhe energji duke ardhur herë pas here në Shqipëri me moton:
Shqetësohemi për zgjedhjet;
Duam që zgjedhjet të jenë të drejta, të ndershme dhe rezultatet të pranohen nga të dy palët, etj., etj.
Zoti Lajcak, e kuptojmë shumë mirë shqetësimin tuaj dhe ju falenderojmë.
Zoti Ambasador Arvizu, nuk po e kuptojmë aspak aktivitetin tuaj “turistik”që ju po zhvilloni nëpër Shqipëri duke folur për zgjedhjet.
Po ashtu do të pyesja edhe përfaqësuesin e OSBE-së në Shqipëri.
Atëherë duke parë shqetësimin tuaj për zgjedhjet, , do të propozoja një variant imagjinar në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit.
Do të ndërtoja Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në këtë mënyrë :
1.Kryetar i KQZ Zoti M.Lajcak
2.Ambasadori Amerikan Arvizu Zv/Kryetar
3.Ambasadori i OSBE Zv/Kryetar
4.Kryetari i PD Berisha Anëtar
5.Kryetari i PS Rama Anëtar
Dhe ky variant imagjinar mendoj se do të na shpëtonte ne shqiptarëve nga “Gogoli” i zgjedhjeve, që asnjëherë s’kanë qënë të drejta e të ndershme, e ndaj s’pranohen... s'pranohen...
Comments (0 posted)
Post your comment