Home | Politics | Edhe në Parlamentin Europian ...?

Edhe në Parlamentin Europian ...?

image
Gazetarët e infiltruar si lobues ofronin 4 mijë euro në ditë për shërbim konsultues dhe 100 mijë euro do të ishte pagesa në rast se do të merrnin pjesë në mbledhjet e bordit mbikëqyrës të bankës...

 

 

 

 

 

Parlamenti Europian nisi zyrtarisht sot hetimet për skandalin e korrupsionit ndaj 3 eurodeputetëve të akuzuar nga gazeta britanike ‘Sunday Times’.
Slloveni Zoran Thaler, austriaku Ernst Strasser dhe rumuni Adrian Severin, dyshohen se kanë propozuar amendamente për një projektligj mbi bankat, në këmbim të rryshfetit. Gazetarët janë paraqitur si lobistë pranë 60 eurodeputetëve, duke iu kërkuar favore për një klient imagjinar rus. Gazetarët e infiltruar si lobues ofronin 4 mijë euro në ditë për shërbim konsultues dhe 100 mijë euro do të ishte pagesa në rast se do të merrnin pjesë në mbledhjet e bordit mbikëqyrës të bankës, gjithësej 6 herë në vit, sipas ofertës. Gazetarët britanikë synonin të provonin se Parlamenti Europian, i cili duhet të miratojë ose jo propozimet ligjore të Komisionit, ishte pre e organizatave lobing të cilat mbronin interesat e kompanive industriale dhe jo ato të konsumatorit. Sipas studimit të tyre, rezultonte se për cdo akt ligjor kishte mesatarisht nga 50 deri në 100 amendamente të propozuara nga europarlamentarët.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00