Wollfarth: Të emërohet Avokati i Popullit
Ndërkohë emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian, por si rezultat i krizës politike në vend ende nuk është bërë ndonjë propozim.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth në një konferencë të zhvilluar në Hotel Tirana është shprehur i shqetësuar në lidhje me tejzgjatjen e emërimit të Avokatit të Popullit. Ambasadori Wollfarth theksoi se është e domosdoshme emërimi sa më i shpejtë i Avokatit të Popullit.
Ndërkohë emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian, por si rezultat i krizës politike në vend ende nuk është bërë ndonjë propozim. Ndërkohë mazhoranca i ka kërkuar opozitës që ta propozoje ajo kandidatin për Avokatin e Popullit dhe së bashku ta miratojnë atë në Kuvend. Por kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje me mazhorancën pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Comments (0 posted)
Post your comment