Presidenti i KE, do të vizitojë Tiranën
Më 21 Maj 2011 vjen në Tiranë, Presidenti i Komisionit Europian, Z. Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë”, ka informuar zyra e shtypit të Presidencës.
Më 21 Maj vendi ynë do të vizitohet nga presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili në një takim pune informoi Presidentin e Republikës, Bamir Topi për vizitën e zyrtarit të Lartë të Bashkimit Europian.
“Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Sequi pasi vuri në pah rëndësinë jetike që zgjedhjet vendore të 8 Majit kanë për ecurinë integruese europiane të vendit tonë, e informoi Kreu e Shtetit shqiptar për vizitën e ardhshme në Tiranë më 21 Maj 2011 të Presidentit të Komisionit Europian, Manuel Barrozo, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë”, ka informuar zyra e shtypit të Presidencës. Edhe pse disa ditë më parë ka qenë vetë presidenti i BE që ka konfirmuar se së shpejti do të ishte në Tiranë, tashmë është bërë zyrtare ardhja e tij në 21 Maj.
Ndërkohë që pritet që pas zhvillimit të procesit zgjedhor të 8 Majit, të përgatitet dhe raporti përfundimtarë i misionit të OSBE/ODIHR, i cili do të jetë vendimmarrës për hapat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë vetë Barroso gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian ka konfirmuar se në mes të muajit maji do të vizitonte Shqipërinë.
Comments (0 posted)
Post your comment