Topi: Qytetarët të respektojnë votën në 8 Maj
“Nuk kanë munguar mesazhet që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve. Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër e cila po transmetohet tek publiku”, ka theksuar Topi.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një takim me një përfaqësi të parlamentit rinor i ka kërkuar qytetarëve të respektojnë votën në 8 Maj. Gjithashtu Topi ka pohuar se retorika e ashpër që po përdoret gjatë fushatës zgjedhore po përkthehet në dhunë tek publiku. “Nuk kanë munguar mesazhet që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve. Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër e cila po transmetohet tek publiku”, ka theksuar Topi.
Ndërkohë kreu i shtetit ka kritikuar kandidatët për zgjedhjet vendore duke shtuar se ata nuk po paraqesin para qytetarëve alternativat më të mira.
“Kandidatët dhe stafet e tyre duhet të injektojnë sjellje korrekte. Shohim më shumë protagonizëm nga analistët sesa përballje nga kandidatët për të treguar vizionet e tyre për qytetin. Dhuna nuk duhet të ketë mbështetje politike. Dhuna është injorancë”, ka vijuar Topi.
Comments (0 posted)
Post your comment