Home | Politics | Ambasadorët në takim për zgjedhjet

Ambasadorët në takim për zgjedhjet

image
Ambasadorët kanë bërë thirrje njëzëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe për një proces zgjedhor të qetë dhe paqësor. 

 

 

 

 

 

 


Ambasadorët perëndimorë duket se janë shumë të shqetësuar për zgjedhjet e 8 Majit, duke parë edhe tensionimin e situatës dhe aktet e dhunshme të ditëve të fundit. Për këtë arsye, ata janë takuar gjatë paradites së sotme dhe kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i BE, Etore Sequi, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE, Eugen Uollfarth, si dhe ambasadori holandez dhe holandezja gjermane. Bashkëbisedimi është thirrur nga kreu i delegacionit të Komisionit Europian Ettore Sequi ndërsa në të kanë qenë të pranishëm përveç ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu e atij të OSBE Eugen Uollfarth edhe kryediplomatët e vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Konsulta e faktorit ndërkombëtar ka pasur në qendër ecurinë e përgatitjeve për procesin elektoral dhe kontaktet intensive për të bindur aktorët kryesorë politikë që të zhvillojnë një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndërkohë, gjatë këtyre javëve, përfaqësite e huaja diplomatike në Tiranë, kanë mbajtur një qëndrim të unifikuar dhe të qartë për këto zgjedhjeve. Ambasadorët kanë bërë thirrje njëzëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe për një proces zgjedhor të qetë dhe paqësor. Më i angazhuari për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ka qenë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili do të do të kryesojë edhe listën e vëzhguesve të SHBA, të cilët do të monitorojnë në terren zgjedhjet lokale të Majit.

Ambasadori Arvizu do të jetë në një farë mënyrë në krye të misionit vëzhgues amerikan në Shqipëria për zgjedhjet lokale të 8 Majit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur një interes të pazakontë për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve të 8 Maj, ndërsa e kanë konsideruar këtë betejë si një referendum vendimtar për fatin e krizës politike. Përpos thirrjeve dhe apeleve të pafundme për zgjedhjeve të lira dhe të ndërsema, tashmë amerikanë kanë angazhuar edhe ambasadorin e tyre në Tiranë për të ndjekur procesin zgjedhor në terren.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00