Home | Politics | Eugen Wollfarth: Kujdes në numërimin e votave!

Eugen Wollfarth: Kujdes në numërimin e votave!

image
 “Klasa politike duhet të demonstrojë aftësi drejtuese duke i pranuar rezultatet e një procesi zgjedhor demokratik, ku qytetarët hedhin votën e tyre, e cila numërohet siç duhet dhe ku gjatë gjithë procesit demonstrohet një sjellje e qytetëruar..."

 

 

 

 


 
Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth në një prononcim për median u ka bërë thirrje komisionerëve dhe administratës zgjedhore që të bëjnë kujdes me administrimin e procesit të numërimit të votave. “Klasa politike duhet të demonstrojë aftësi drejtuese duke i pranuar rezultatet e një procesi zgjedhor demokratik, ku qytetarët hedhin votën e tyre, e cila numërohet siç duhet dhe ku gjatë gjithë procesit demonstrohet një sjellje e qytetëruar. Këtë e pres më shumë nga politikanët sesa nga qytetarët, por sigurisht kjo vlen për gjithë shqiptarët”, tha ai. Z. Wollfarth theksoi se procesi i votimit ka filluar rregullisht në orën shtatë të mëngjesit në shumicën e qendrave të votimit dhe ne shpresojmë të kemi përpara një ditë të qetë.

 “Dëshiroj të bashkohem me Presidentin në ftesën e tij ndaj gjithë qytetarëve që nuk kanë votuar ende që të shkojnë e të votojnë. Ky është qëllimi. Që qytetarët të votojnë. Është një ditë e mrekullueshme pranvere. Ditë e mirë për të votuar e për të shijuar jetën. Përveç jetës politike duhet të ketë edhe jetë private dhe familjare, prandaj ju ftoj, gjithashtu, që pas votimit, ta shijoni jetën me familjet tuaja. Unë i respektoj shumë ata që sot shërbejnë në komisionet e qendrave të votimit. Ata duhen përgëzuar, ashtu siç duhet përgëzuar edhe policia për shërbimin që u ofron sot qytetarëve”, shtoi ai.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00