Butler, të respektohet ligji elektoral
Roli i KQZ-së në veçanti është që të kthehet në rolin kyç që është ai i institucionit të pavarur në këtë proces. Ka një rol kyç për të luajtur prandaj po e vëzhgojmë nga shumë afër.
Komisioni Europian po ndjek me vëmendje dhe shqetësim veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa deklaron se nuk mund të ketë dy rezultate në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Komisioni Europian duket se nuk do të njohë rezultatin e deformuar nga KQZ e Berishës, por vetëm rezultatin e që kanë certifikuar grupet e numërimit. Natasha Butler, zëdhënëse e komisionerit Fyle deklaroi dje se KQZ duhet të luajë rolin në respekt të plotë të kuadrit ligjor, transparencës, në pavarësi totale nga presionet politike dhe se nuk mund të ketë dy rezultate, për zgjedhjet e 8 Majit në Tiranë.
“Pra, në këtë kuadër, në mënyrë që standardet evropiane të përmbushen është kyçe që Komisioni Qendror Zgjedhor të luajë rolin e tij duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe në veçanti, transparencën e procesit. Ne të gjithë kemi kthyer një sy tashmë drejt transparencës së procesit. Roli i KQZ-së në veçanti është që të kthehet në rolin kyç që është ai i institucionit të pavarur në këtë proces. Ka një rol kyç për të luajtur prandaj po e vëzhgojmë nga shumë afër. Është e rëndësishme që ky proces të zhvillohet absolutisht i lirë nga ndërhyrjet politike.
Ju e dini se nuk mund të ketë dy rezultate të ndryshme për këto zgjedhje prandaj rezultati duhet të publikohet pa asnjë vonesë dhe të gjithë hapat duhen ndërmarrë në respektim të plotë të rregullave dhe procedurave. Ne po e ndjekim këtë zhvillim nga shumë afër tashmë dhe po e vëzhgojmë atë ditë pas dite, apo më saktë, orë pas ore”, u shpreh Butler.
Comments (0 posted)
Post your comment