Home | Politics | KE: Proçesi zgjedhor ende i papërfunduar

KE: Proçesi zgjedhor ende i papërfunduar

image
“Ne do e ndjekim me kujdes, procesin e apelimit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe raportin e OSBE-ODIHR”, ka theksuar zëdhënësja Butler.Ajo i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që proçesin e apelimit të rezultatit për Tiranën ta shqyrtojë në mënyrë transparente dhe të pavarur.

 

 

 

 

 

Pas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste të rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili nxorri në avantazh me 81 vota kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha, Komisioni Europian ka reaguar duke deklaruar se proçesi zgjedhor i 8 majit nuk ka përfunduar ende dhe se KE do të ndjekë me vëmendje edhe proçesin e apelimit. Ndërkohë që zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Butler , deklaroi se proçesi nuk ka përfunduar ende, pasi është në pritje shqyrtimi i ankesave nga Kolegji Zgjedhor.“Kemi parë me vëmendje rezultatin për Tiranën të publikuar nga KQZ”, ka pohuar Butler. Duke iu referuar numërimit nga KQZ si vota të vlefshme të atyre votave të hedhura në kutitë e gabuara, zëdhënësja e KE tha se është një temë me interes çështja e bëzës ligjore në Kodin Zgjedhor për vendimin e marrë nga KQZ.Sipas saj procesi zgjedhor i 8 Majit nuk ka përfunduar.

“Ne do e ndjekim me kujdes, procesin e apelimit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe raportin e OSBE-ODIHR”, ka theksuar zëdhënësja Butler.Ajo i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që proçesin e apelimit të rezultatit për Tiranën ta shqyrtojë në mënyrë transparente dhe të pavarur. “Procesi i apelimit duhet të bëhet në mënyrë të pavarur dhe transparente. Proçesi i apelimit të përmbushë kornizën ligjore në Shqipëri. Është me rëndësi që zgjidhjet ligjore të gjenden për çështje që nuk janë të mbuluara nga baza ligjore dhe janë të hapura për interpretime”, ka vijuar Butler.

Gjithashtu ajo i bëri thirrje liderëve të politikës shqiptare të gjejnë zgjidhje konsensuale për këto çështje të rëndësishme për vendin. “Kjo është fatkeqësi, sepse ky është një nga prioritetet kryesore për opinionin e Komisionit Europian dhe element jetik për integrimin e Shqipërisë në BE”, nënvizoi Butler. Sipas saj bazuar në raportet e para janë evidentuar elementë pozitivë gjatë proçesit të votimit, duke iu referuar ditës së zgjedhjeve, e cila ishte e qetë, përveç disa incidenteve të vogla.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0