Home | Politics | Stonestreet: PD-PS nuk i kryen detyrat

Stonestreet: PD-PS nuk i kryen detyrat

image
Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje në selinë e Kongresit amerikan një seancë informimi mbi zgjedhjet lokale dhe mungesën e stabilitetit politik në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje në selinë e Kongresit amerikan një seancë informimi mbi zgjedhjet lokale dhe mungesën e stabilitetit politik në Shqipëri. Të ftuar për të dhënë mendimin e tyre ishin Jonathan Stonestreet, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, Robert Benxhamin, i Institutit Demokratik Kombëtar dhe Janush Bugajski i qendrës për studime strategjike dhe ndërkombëtare. Sipas burimeve shefi i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë Jonathan Stonestreet, komentoi në seancë mbi proçesin zgjedhor në Shqipëri. “Megjithëse zgjedhjet sollën disa dukuri pozitive, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk i kryen me përgjegjësi detyrat e tyre për sa u përket zgjedhjeve dhe kjo ndikoi negativisht në proçesin e administrimit të zgjedhjeve, duke minuar besimin e publikut.

Kjo u pa në faktin që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u përdor si një fushë beteje politike mes partive, në emërimin e vonuar të komisionerëve si dhe në akuzat publike të papërgjegjshme që vunë në pikëpyetje integritetin e komisionerëve në të gjitha nivelet”, ka theksuar Stonestreet. Gjithashtu ai ka pohuar se për sa i përket KQZ, vendimet për çështje të cilat kontestoheshin nga partitë politike, merreshin në linja politike dhe jo në mënyrë kolegjiale. “Kur mes dy partive politike kryesore nuk kishte mosmarrëveshje, KQZ sillej si një organ kolegjial, por sapo mes partive shfaqeshin pikëpamje të kundërta, këto pasqyroheshin brenda në KQZ.

Këto lloj qendrimesh partiake nuk ndihmuan për të rritur besimin tek KQZ. Megjithatë, ky polarizim i madh jo domosdo u shtri edhe në komisionet zgjedhore të rangjeve më të ulëta”, ka vijuar Stonestreet. Për sa i përket vendimit për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, Stonestreet vuri në dukje se KQZ ndërmori një veprim me implikime mjaft të gjera mbi një bazë jo kolegjiale dhe pa i shpjeguar këto veprime qysh më parë. Por, ai shtoi se nuk mund të komentojë lidhur me këtë vendim sepse ai do të shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00